Edi Rama ka reaguar sërish me anë të një postimi në Twitter, teksa sqaron rolin e Arben Keshit, që sipas “BILD” është drejtor në Ministrinë e Brendshme dhe manipulonte zgjedhjet.
Por Rama në Twitter thekson se Arben Keshi, ka qenë kandidat në Komunën Maqëllarë dhe s’ka punuar në polici.
Këtë sipas Ramës e konfirmon gjatë bisedës që kryeministri ka bërë me atë.
“Ky është i gjithi një skandal i turpshëm, i gatuar nga shërbëtori famëkeq i Saliut në prokurori+një birbo tjetër që doli cullak nga Vetingu, të cilët jo vetëm kanë shkelur ligjin për sekretin hetimor, duke i përdorur përgjimet për shantazhe e lojë politike, po s’kanë hetuar asgje!
Çfarë mjerimi dhe çfarë përpjekje e dëshpëruar për manipulimin e njerëzve dhe nxirjen e Shqipërisë! Çfarë gënjeshtre: AK s’ka punuar në polici asokohe dhe ka qenë denbabaden kandidat komune në Maqellarë. E konfirmoj këtë bisedë dhe do e bëja prapë njësoj! Kush ka veshë le të dëgjojë”, thekson Rama.