• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama paralajmëron Bashën nga Dropulli: “S’do guxoni të dilni mbi ligjin”!

23/06/2019
Rama paralajmëron Bashën nga Dropulli: “S’do guxoni të dilni mbi ligjin”!

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar nga Dropulli se pas 30 qershorit asnjë politikan nuk do të guxojë dot më të dalë mbi ligjin, pasi sipas tij, do të dështojë. Gjatë takimit elektoral, Rama është shprehur se djegia e mandateve dhe e gomave nuk do të sjellë fitore.

“30 qershori nuk është thjesht çështje kush do dalë kryetar bashkie, por kush do të kontribuojë me votën e tij për t’i dhënë fund njëherë e mirë kësaj historie, për t’i thënë politikanëve njëherë e mirë se ‘ju nuk jeni mbi ligjin dhe kush nga ju guxon të dalë mbi ligjin, është i destinuar të dështojë, nuk ka shans të fitojë’. Djegia e mandateve, e gomave nuk sjell fitore”, është shprehur kreu i qeverisë.

Më tej, kryeministri Rama ka folur sërish për përgjimet e gazetës gjermane “Bild”, duke u shprehur se pas tyre fshihet opozita. Kreu i qeverisë është shprehur se gjithçka po bëhet nga frika që opozita ka për t’u përballur me drejtësinë. Sipas tij, përgjimet ishin në Prokurori që prej vitit 2016, por iu dorëzuan opozitës që t’i përdorte në ditë të zeza.

“Pastaj nxjerrja para çdo proteste e atyre përgjimeve të famshme në Gjermani, që në fakt ishin materiale të Prokruorisë që në 2016, për të cilat prokurorët nuk bënë asnjë hetim, nuk nxorën asnjë përgjegjësi, nuk kërkuan ndëshkimin e askujt, por i mbajtën kyçur dhe i dorëzuan te partia, e cila i nxori këto ditë të zeza”, ka thënë Rama.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Jemi në një fushata të çuditshme, sepse nuk kemi konkurrencë të drejtpërdrejtë me kundërshtarët tradicionalë, të cilët kanë shkuar shumë larg, duke ndërmarrë një ofensivë të dëshpëruar kundër sistemit demokratik dhe duke u përpjekur të marrin peng zgjedhjet dhe procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Kjo është më se e thjeshtë për t’u parë e dëgjuar, duke ndjekur gjithë zhvillimin e procesit destruktiv që kanë marrë, duke marrë përshkallëzimin e gjuhës së urrejtjes, daljen nga Parlamenti, djegia e mandateve, prodhimi i pamjeve në rrugë me të rinj të maskuar, me molotov, zjarr e skena shqetësuese për njerëzit.

Pastaj nxjerrja para çdo proteste e atyre përgjimeve të famshme në Gjermani, që në fakt ishin materiale të Prokurorisë që në 2016, për të cilat prokurorët nuk bënë asnjë hetim, nuk nxorën asnjë përgjegjësi, nuk kërkuan ndëshkimin e askujt, por i mbajtën kyçur dhe i dorëzuan te partia, e cila i nxori këto ditë të zeza.

Nëse për Shqipërinë integrimi është një dritë e re, për ta është një re e zezë që afrohet, pasi negociatat me BE fillojnë me drejtësinë dhe Shqipëria duhet të provojë se ka një sistem drejtësie që funksionon, pra që e garanton barazinë e të gjithëve para ligjit, që nuk i ndan njerëzit në pa pushtet dhe njerëz të paprekshëm.

Gjithë kjo është një arsye e fortë për të shkuar në këtë rrugë çmendurie, duke u përpjekur të mbjellin frikë, ankth, pasiguri dhe duke bërë një ndarje, partitë me dhunë në rrugë, Ilir Meta duke dhunuar Kushtetutën në zyrë. Një histori shumë e turpshme që meriton të ndëshkohet, jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga ata që iu përkasin atyre partive.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Sulm masiv rus me dronë dhe raketa në Kiev dhe disa rajone. Polonia dhe vendet aleate ngrenë avionët luftarakë

Sulm masiv rus me dronë dhe raketa në Kiev dhe disa rajone. Polonia dhe vendet aleate ngrenë avionët luftarakë

12/07/2025
U kap me 21 kg eksploziv dhe do të kryente atentat, kush është Ervis Cukali që u arrestua në Sarandë

U kap me 21 kg eksploziv dhe do të kryente atentat, kush është Ervis Cukali që u arrestua në Sarandë

12/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al