Rama njofton nismën e re për shkollat, ja çfarë do të ndodhë nga muaji mars

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot nismën “Oficerët e Sigurisë në Shkolla”,ku sipas të cilës në çdo shkollë do të jetë figura e oficerit të sigurisë, i cili do të ketë detyre garantimin e sigurisë maksimale. Rama tha se duke nisur nga muaji mars ky projekt do të nisë në 15 gjimnazet e Tiranës, më pas për t’u shtrirë në të gjitha shkollat në vend. Duke folur nga ambientet e gjimnazit Qemal Stafa në Tiranë, kryeministri u shpreh se figura e oficerit qëndron midis territorit të përgjegjësive të ministrisë së Arsimit dhe asaj të Brendshme, ndërsa do të ketë rolin e një kujdestari.

“Së shpejti do të ketë oficerë në çdo shkollë. Nëse ka dhunë apo ka shpërndarje të lëndëve narkotike, do të futet oficeri i policit, i cili nuk është një polici thjeshtë, nuk do të bëj as kontrolle dhe as hetime.

Programi do të aplikohet në 15 gjimnaze dhe nis në muajin mars. Duhet bashkëpunim mes mësuesve dhe policisë së shtetit. Oficeri i sigurisë do të jetë si kujdestari. Oficeri do të garantojë që ministria e Arsimit, por edhe e brendshmja të kenë më shumë informacion për kërcënimet e jashtme ndaj shkollës me ngacmimet, mundësinë apo ofronim e shit-blerjes së lëndëve narkotike dhe shfaqet e pa denja gjatë procesit mësimor. Oficerët e sigurisë do të jenë persona të shkolluar që do të kenë edhe kaluar akademinë e sigurisë, të trajnuar posaçërisht për këtë detyrë” deklaroi Rama. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.