Deputeti i PS-së në Gjirokastër, Flamur Golemi, ka shpërndarë në Facebook një thirrje për pjesëmarrje në takimin e nesërm që Edi Rama do të zhvillojë në Pallatin e Sportit’. Por ajo që bie në sy mes rreshtash është pjesa ku Golemi thotë se ky do të jetë një takim si kurrë më parë, pa specifikuar se çfarë do të ketë të veçantë.
“Bashkia që duam, Gjirokastra që duam. Nesër mirëpresim Kryeministrin Edi Rama në një takim si kurrë më parë në Pallatin e Sportit, ora 15:30. Ju ftojmë të merrni pjesë për të treguar së bashku se ne dimë ta bëjmë diferencën me ata që kemi përballë; atë pakicë që nga dëshpërimi se nuk bëhen dot shumicë ka marrë rrugën në drejtim të paditur”, shkruan Golemi.
Çfarë do të thotë ‘si kurrë më parë’? Ka të bëjë me pjesëmarrjen masive apo ndoshta ndonjë zhvillim tjetër në kuadër të zgjedhjeve lokale të qershorit 2019? Mbetet të presim! Por sidoqoftë pjesëmarrja pritet të jetë e madhe duke qenë se ky është një takim në rang qarku, që do të thotë se do të ketë njerëz edhe nga Tepelena, Përmeti, Memaliaj, Këlcyra etj.
©Argjirolajm.net