Gjatë takimit elektoral në Gjirokastër, kryeministri Edi Rama ironizoi Tritan Shehun dhe Dasho Alikon, të cilët pak më herët tentuan t’i bllokonin rrugën Kryeministrit bashkë me një grup militantësh të PD-LSI. Më poshtë pjesë nga fjala e Ramës për Shehun dhe Alikon, si dhe gjendjen ku është katandisur sot PD-ja.
“Ata nuk ofrojnë dot asgjë tjetër përvec Dashos së Lazaratit me Tritan Shehun, që janë aty tek rruga dhe në anë të rrugës janë bërë tamam si ata enveristët qorra dhe shurdhë që mblidheshin në ‘91 komplet të verbuar dhe kokëbosh. Nuk kuptonin farë që bota ishte përmbysur, por kërkonin të frenonin gjithë atë dallgë të madhe ndryshimi.
Besoj se këtu ka njerëz që e kujtojnë atë kohë kur u krijuar PD, kur u krijua PS. Shqiptarët e përqafuan ndryshimin. Disa humbameno mblidheshin nëpër cepa rrugës dhë përpiqeshin të frenonin ndryshimin. Aq sa fituan ata, do të fitojnë edhe këta sot. E katandisën PD-së si kokoshi një thelë dhe e lanë rrugëve në mënyrën më të shëmtuar, duke ikur nga zgjedhjet dhe duke u përpjekur të marrin peng zgjedhjet. Ka ardhur koha që ata të treten rrugëve dhe të mos u jepet asnjë mundësi”