Duke folur gjatë takimit elektoral në Gjirokastër, kryeministri Edi Rama tha ndër të tjera se sot Partia Demokratike është në krizë identiteti.
“E katandisi PD-në në partinë e Dashos me një çetë me 50 vetë aty në rrugë. PD Gjirokastër ka pasur intelektualë, sot është degraduar. Demokratët e Gjirokastrës janë në të drejtën e tyre të thonë Rama ik, por këtë nuk e vendosin dot këta, këtë e vendos populli. As Saliu, as Ilir e as Luli me Monën”, tha Rama.
Sipas tij PD sot s’ka alternativë për të ofruar “përvec Dashos së Lazaratit dhe Tritan Shehut aty tek rruga”.
Pak para takimit elektoral në Virua, militantë të PD-së tentuan t’i bllokonin rrugën Edi Ramës. Mes tyre ishte Dasho Aliko dhe Tritan Shehu.
©argjiroja.net