Kryeministri Edi Rama ka ndërprerë fushatën elektorale dhe nuk ka zhvilluar takimet e planifikuara për ditën e sotme. Rama sot do të zhvillonte një takim elektoral në Kamëz, bashkë me kandidatin e PS-së në këtë zonë, Rakip Sulin.
Por takimi elektoral është anulluar. Ka qënë vet kandidati i majtë Rakip Suli, i cili ka lajmëruar në rrjetet sociale anullimin e takimit.
Pas dekretit të Presidentit Meta, Kryeministri ka vendosur që të zhvillojë me urgjencë takimin me Ambasadorët e BE-së, duke anulluar tubimin elektoral. Kryeministri Rama pritet që sot mbazdite të niset drejt Brukselit.