Rama: Metë është i pangopshëm, kujt më tepër se atij i janë falur skandalet?


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Kryeministri Edi Rama u shpreh nga foltorja e Kuvendit se Parlamenti sot duhet t’i kishte kërkuar shteteve miratimin e rekomandimit per negociatat dhe jo të merret me vendimin e presidentit Ilir Meta.

“Ky Kuvend sot duhet të kalonte një rezolutë konsensuale për çeljen ose jo të negociatave për BE, ky Kuvend sot duhet të ishte Kuvendi i bashkimit dhe unitetit për të tërhequr vëmendjen e gjithë shteteve anëtare të BE.

Ky Kuvend duhet t’ju drejtohej gjithë atyre shteteve për të kërkuar njohjen e meritës së Shqipërisë dhe miratimin e rekomandimit pa kushte, nga Kie, por ky Kuvend është i detyruar të merret me një akt brutal, transgresiv.

“Pyes veten çfarë kërkon më shumë Ilir Meta?  Kujt i ka bërë më shumë ndere Shqipëria, pasi atë pa mbushur ende 50 vjeç e ka bërë si askënd tjetër edhe kryeministër edhe Kryetar Kuvendi edhe Prisend. Kujt i janë falur përçarjet, hiletë, skandalet?  I është dhënë mundësia që të rilindë i burrëruar, i kthjelluar…”, tha Rama.