Kryeministri Edi Rama në një një intervistë për “Al Jazeera” tha se bojkoti ishte vetëvrasje për opozitën, por e ardhmja sipas tij duhet parë me optimizëm dhe në funksion të paqes sociale.
“Politika duhet të bëjë punën e saj për të bashkuar vendin. Por sigurisht, tangoja vallëzohet dyshe. Shpresoj që miqtë tanë në opozitë të reflektojnë për këtë dhe të kuptojnë që ajo çfarë bënë ishte një katastrofë për vetë ata”, shprehet ai.
Edhe dje gjatë konferencës për shtyp Rama tha se e ka dorën të shtrirë për opozitën, por nga tjetër këmbënguli se Ai nuk e ka në plan të largohet nga drejtimi i qeverisë.