Me Tepelenën, kryeministri Edi Rama ka mbyllur takimet elektorale në qarkun Gjirokastër. Pas kësaj drejtuesi politik i PS-së në këtë qark, ministri Bledi Çuçi, ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook një mesazh falenderues.
“Në ditë për të mos u harruar kjo e sotmja.🤗 Faleminderit me zemër Gjirokastra, Përmeti, Dropulli dhe Tepelena; faleminderit Libohova, Këlcyra dhe Memaliaj.❤️ Shumë më shumë se sot do të jemi në 30 qershor, për të vendosur me votë ndarjen përfundimtare të Shqipërisë nga e shkuara dhe politika e mbrapshtë që kërkon të na mbajë peng për interesat e tyre personale.👉 Ata janë dhe do të mbeten pakicë rrugëhumbur që kurrsesi s’mund të vendosin për ju.👎 Me Partinë Sociliste dhe Edi Ramën Kryeministër ecim përpara me kokën lart dhe dorën në zemër për Shqipërinë që duam”, shkruan Çuçi.
.