Kryeministri Edi Rama nga Gramshi ku është duke zhvilluar takimin e radhës elektoral foli sërish për Presidentin Ilir Meta. Teksa e quan ‘fallxhore’, kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, Rama i kërkon që të shohë filxhan si të shpëtojë Metën, e jo Shqipërinë.
“Nuk jemi në kohën e Haxhi Qamilit. Por edhe ky është shfaqur në zyrën e preisdentit me kostum, me kravat dhe bën edhe shqiponjën. Ai është shpirti i rrëmujës dhe është shpirti i kundërshtisë pa lidhje dhe me vetë perëndimin që ka pushutar Ilir Metën. Fallxhorja në vend që të shohë filxhan si të shpëtojë Shqipërinë, të shoh fixhan të shpëtojë Metën, nga shpirti që e ka poseduar komplet”, u shpreh Kryeministri.