Rama: Ju japim 100 milionë lekë nëse keni një ide për të investuar në agroturizëm


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Kryeministri Edi Rama ishte sot në fshatin Roshnik të Beratit në kuadër të projektit ‘100 fshatrat’. Rama tha se janë 100 milionë lekë në dispozicion të këtij projekti për çdo kënd që ka ide për të investuar në agroturizëm. Sipas kryeministrit, kush investon në agroturizëm, garanton një ekonomi të qëndrueshme familjare.

“Kjo nuk është një histori që po e shkruajmë ne për herë të parë, pasi e kanë bërë edhe vende që e kanë agroturizimin një shtyllë të ekonomisë kombëtare. Ne kemi disa fshatra këtu që janë pjesë e projektit ‘100 fshatrat’. Ajo që vlen të theksohet është se ne do bëjmë çmos që të përfshijmë edhe të rinjtë në këtë proces, shtëpinë tënde, duke e kthyer në një mekanizëm ekonomik. Janë 100 mln lekë për programin 100 fshatrat për të gjithë ata që kanë një ide dhe që duan të bëhen pjesë e këtij procesi. Kush investon në agroturizëm garanton një ekonomi të qendrueshme familjare dhe nëse projekti zhvillohet, krijohet edhe punësim për të tjerët. Financim për ata që kanë një ide për t’u zhvilluar”- tha Rama.