Rama jep lajmin e mirë: Viti i ri akademik me tarifë 100% nga shteti dhe bursë për studentët me 9 dhe 10


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Studentët që janë me nota nga 9-10 do t’i paguhet tarifa e shkollës 100% nga shteti, si dhe do t’u jepet një bursë gjatë vitit të ri akademik 2019-2020. Kështu deklaroi sot kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me studentët dhe pedagogët në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë.

“Në fazën e parë unë mendoj që atyre me 9 dhe 10, se ekselenca sot është 10.00, kurse ne duam që kush është me 9-10 t’i paguhet tarifa 100% nga shteti dhe t’u jepet edhe një bursë, studentëve me 8 dhe 9 t’i paguhet 75% e tarifës, studentëve me 6-8 50% e tarifës dhe ata me 4 dhe 5 të bëjnë si të bëjnë vetë. Kjo vlen për vitin e ri akademik”, bëri të ditur Rama. Kreu i qeverisë u shpreh se “kjo mendoj se është rruga e duhur”.

Kryeministri Rama theksoi se “për sa i takon historive që do të dalim në janar përsëri, ne do t’i përgjigjemi jo vetëm tetë pikave, por edhe shumë çështjeve të tjera prandaj duhet dialogu”.