Rama jep lajmin e mirë për ata që punojnë në shtet, ja kush do të përfitojë rritje të rrogës

Gjatë vitit 2019 parashikohet të ketë rritje pagash për mësuesit, mjekët dhe ushtarët. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetet sociale, shefi i qeverisë deklaron se pas diskutimeve të frytshme për buxhetin 2019, do të ketë ulje taksash dhe rritje pagash.

“Një politikë e re sociale që as mendohej dot pa ndërmarrë reformat e dhimbshme shtetbërëse”, shkruan Rama

Mësohet se detajet do t’i japë kryeministri nesër përmes një komunikimi live me ndjekësit

“Diskutime të frytshme për buxhetin 2019. Ulje taksash. Rritje pagash në arsim, shëndetësi, ushtri. Dhe një risi shumë domethënëse: Një politikë e re sociale që as mendohej dot pa ndërmarrë reformat e dhimbshme shtetbërëse. Më shumë për këtë nesër në 10.30“, shkruan kryeministri Edi Rama