Rama inspekton punimet në rrugën Kardhiq-Delvinë, shihni kantierin në Qafën e Skërficës (VIDEO)

Punimet në rrugën Kardhiq-Delvinë vijojnë me ritëm të lartë. Aktualisht po punohet në dy lote; pesa dhe gjashta. ArgjiroLajm.net sjell një video nga kantieri pranë Qafës së Skërficës. Ndërkohë sot ishte për të inspektuar punimet edhe kryeministri Edi Rama. Ai shoqërohej nga ministri i Transporteve, Damian Gjiknuri, si dhe kreu i ARRSH-së, Afrim Qëndro.

Rama qëndroi për pak në kantierin e kësaj rruge, për të vijuar më pas takimet në qytetin e Sarandës, ku shpërndau kartat e anëtarësimeve të reja në Partinë Socialiste. Rruga Kardhiq-Delvinë, ka një gjatësi prej 14.5 km. Fondi i vënë në dispozicion është 7.8 miliardë lekë. Ky segment parashikon ndër të tjera edhe ndërtimin e një tuneli. Në përfundim të kësaj rruge, kohëzgjatja e udhëtimit Sarandë-Tiranë ngushtohet ndjeshëm. Punimet pritet të përfundojnë pas tre vitesh.

©ArgjiroLajm.net