Nis protesta e gjashtë kombëtare e opozitës së bashkuar përpara Kryeministrisë. Mijëra mbështetës janë mbledhur në këto momente në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Protestuesit mbajnë në duar pankarta me mbishkrime “Rama ik”. Një pjesë e protestuesve mbajnë në krah shirit të bardh si simbol i paqes. Ata janë të vendosur para kordonit të policisë për të shmangur përplasjen me protesutesit. Gjithashtu, 500 balona ku shkruhet “Rama ik” janë ngritur në ajër.