Kryeministri Edi Rama i tha Metës se më veprim e djeshëm “u shfaqe si shpëtimtarë i atyre që kanë mbetur në rrugë”.
Nga Burreli teksa vijoi fushatën elektorale Rama e cilësoi veprim e Metës nul dhe u shpreh i vendosur se zgjedhjet do bëhen më 30 qershor, do apo nuk do Saliu, Iliri, Lulzimi apo filxhani.
“Qeverinë nuk e heq dot asgjë veç votës së popullit. Dje, sipas parashikimeve të mia u shfaq shpëtimtar i atyre që kanë mbetur në rrugë Presidenti i Republikës, duke paralajmëruar një akt që politikisht është vetëvrasje, moralisht është turp si s’ka më turp dhe ligjërisht është nul.
Mos u çudisni nëse ju them se nga fronti i shpëtimtarit të opozitës nuk kemi parë gjë akoma, nuk është çmenduria e fundit, do të ketë dhe të tjera.
Por do apo nuk do Saliu, do apo nuk do Iliri, do apo nuk do Lulzimi, apo filxhani, zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor.
Dje Ilir Meta e ka shkuar fatin e tij si një president që e ka humbur të drejtën të qëndrojë në këtë zyrë dhe jo sepse kështu them unë por sepse kjo që shikoni është dhe do jetë pasqyra e një të vërtete do t’iu bëhet shumë e qartë.
Të gjithë ata që udhëheqin lëvizjen “Rama ik”, do të ikin të gjithë vetë.
Kjo luftë nuk është për Bashkitë.Gjithë kjo orvatje për ta çuar Shqipërinë në orvatje nuk bëhet për disa bashki por sepse kërkohet një pazar për të varrosur reformën në drejtësi, kërkohet rrëmujë për të goditur të vetmen forcë që do të jetë mbështetësja e reformës në drejtësi dhe e zbatimit të saj për të kaluar nga ligjet te gjyqet” , – tha Rama.