Kryeministri Rama la afat deri të hënën për çdo portal “fantazmë” që të regjistrohet në QKB. Politologu Afrim Krasniqi, entuziazt për këtë nismë, i kujton Ramës edhe ERTV-në.
“Regjistrim i medieve / i portaleve online? Vendim i vonuar dhe i mirëpritur. Në pritje deri të hënën të shoh vendimin e regjistrimit edhe për ERTV kanalin televiziv të vetë kryeministrit, licencën, buxhetin, stafin dhe adresën! Koha për transparencë për çdo“kazan”, përfshirë ERTV”, shkruan Krasniqi.