• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama i shpall “luftë” kryebashkiakut të Finiqit: Shkeli miqësinë, meriton ndëshkim shembullor

23/06/2019
Rama tallet keq me Metën: Informacionin për trazira në protestën e 8 qershorit e mori nga filxhani i Monikës

Ndryshe nga takimet e tjera elektorale ku shumicën e fjalimit ua adresonte kundërshtarëve, kryeministri Edi Rama në Finiq u ndal në “luftën” me të vetët në nivelin lokal. Kryebashkiaku aktual Leonidha Kristo, i kandiduar nga Mega dhe mbështetur nga PS në 2015 pasi nuk mori mbështjen prej tyre për një mandat të dytë vendosi të garojë i pavarur në 30 qershor.

Por ky fakt nuk është pritur aspak mirë nga Rama dhe këtë nuk nguroi ta tregojë para minoritetit grek të cilët i ftoi të votojnë Kristaq Kiçon.

Rama: Për cilën arsye në botë duhej të kundërvihej duke shkelur miqësinë, partneritetin, moralin e përkatësisë në një familje politike.Për më trepër nëse do të kishte shkëlqyer dhe do na kishte lënë pa gojë me punën e mrekullueshme do të thoshim mbase i ramë kot në qafë. Jo vetëm nuk ka shkëlqyer në punët e bashkisë dhe ka marrë vërejtje nga drejtuesi i qarkut për cilësinë e dobët të realizimit të projekteve.Ka marrë vërejtje nga deputeti i zonës që ka qenë mbështetësi i tij më i sinqertë dhe i vendosur. Sot ka vendosur të na sfidojë të gjithëve. Por më mirë si ky dhe jo si Luli dhe fallxhorja. Në kategorinë e të paudhëve ky është një shkallë më lart. Por duke qenë se vjen nga familja jonë politike ky meriton ndëshkim shembullor me 30 qershor. Nuk ja dhanë votën që sot tu bëj një karshillëk të tillë. Vota i duhet dhënë Kristaqit.

Me Kristaqin tha Rama do të mbyllet edhe çështja e titujve të pronësisë për zonën për të cilën bëri përgjigjës direkt kryebashkiakun Kristo.

Rama: Titujt e tokës nuk flasin. Këtu ishte bashkia që duhet të bënte punën përgatitore. Ky zotëria nuk e ka bërë këtë dhe fatura e këtij mediokriteti i kalon qeverisë sikur nuk do ta bëjë një gjë të tillë.Shpresoj që Kristaqi të mos dalë nga rruga e Zotit.Shpresoj se të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me pronësinë me tokën të jenë zgjidhur përfundimisht. Mbështetja jonë do të jetë e plotë.

Shefi i qeverisë risolli edhe njëherë premtimin për aeroportin e Sarandës.

Rama: Do të fillojmë ndërtimin e aeroportit. Nuk dua të jap data dhe afate. Pa diskutim brenda afatit të mandatit katër vjeçar të Kristaqit këtu do të ketë filluar puna. Ka ardhur koha t’ia japim këtë gjë jugut. Para të vija këtu përcolla presidentin Sarkozy dhe gruan e tij, këngëtaren që dje këndoi për festën e muzikës. Janë larguar të mahnitur nga Shqipëria dhe bukuria përrallore e gjithë zonës së bregdetit këtu.

Related Posts

E rëndë në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra
Lajme

E rëndë në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra

02/07/2025
25 mijë fishekët e trafikuar nga Shqipëria… për dasmat në Kretë
Kryesore

25 mijë fishekët e trafikuar nga Shqipëria… për dasmat në Kretë

02/07/2025
“Shenjti fluturoi nga Qerbelaja”, e vërteta e varrit të Abaz Aliut në malin e Tomorrit (VIDEO)
Lajme

“Shenjti fluturoi nga Qerbelaja”, e vërteta e varrit të Abaz Aliut në malin e Tomorrit (VIDEO)

01/07/2025
Rinumërimi në Fier, “nami” me votat e “trafikuara”. Ceno Klosi kishte rreth 1 mijë më tepër, Zegjineja 60 më pak
Kryesore

Rinumërimi në Fier, “nami” me votat e “trafikuara”. Ceno Klosi kishte rreth 1 mijë më tepër, Zegjineja 60 më pak

01/07/2025
Të pathënat e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit/ Flet dervish Hasan Cakranji (VIDEO)
Kryesore

Të pathënat e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit/ Flet dervish Hasan Cakranji (VIDEO)

01/07/2025
Kryesore

Sherr me grushta në Sarandë

01/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Henri, krokodili që sfidon moshën, ende në rritje pas dekadash

Henri, krokodili që sfidon moshën, ende në rritje pas dekadash

02/07/2025
E rëndë në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra

E rëndë në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra

02/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al