Kryeministri i vendit Edi Rama në një deklaratë për mediat së bashku me kryeministrin bullgar Boyko Borissov ka treguar se më në fund programi 4 vjeçar “100 fshatrat” do të bëhet realitet. Sipas Ramës, Bullgaria është vendi i parë mik i cili ka marrë përsipër të financojë në zhvillimin e një fshati të zgjedhur si nga ana kulturore, ashtu edhe në atë infrastrukturore.
“Për programin e 100 fshtarave, dëshira jonë është të përfshijëmë të gjitha vendet që kemi marrëdhënie miqësore, dhe Bullgaria është i pari vend që ka marrë përsipër një fshat në sensin që të financojë për trashëgiminë, kulturën dhe infrastrukturën”, ka thënë Rama.
Programi “100 fshatrat” synon të mbledhë fonde nga të gjithë donatorët jashtë Shqipërisë për të mundësuar integrimin në kuadër të turizmit për 4 vitet e ardhshme si dhe zbatimin e investimeve të përbashkëta strategjike nga katër ministri, (Bujqësia, Infrastruktura, Kultura e Mjedisi) për zhvillimin e integruar të hapësirave rurale të vendit. Gjirokastra është qarku me numrin më të madh të fshatrave të përfshirë në këtë program, plot 13 fshatra (Dhoksat, Zhulat, Antigone, Lazarat, Labovë e Sipërme, Nepravishtë, Nivicë, Peshtan, Kalivaç, Kosinë, Leusa, Maleshovë, Sotirë). A do të jetë një nga fshatrat e Gjirokastra që Bullgaria do të marrë në patronazh? Duhet të presim!
©ArgjiroLajm.net