Rama e thotë troç : Ilir Meta kërkon të bllokojë reformën në drejtësi për të shpëtuar veten


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar Presidentin Ilir Meta gjatë një takimi elektoral në Lushje. Rama tha se Meta kërkon të bllokojë reformën në drejtësi pasi prej saj do të shpëtojë veten dhe një grusht politikanësh të tjerë.

Ai tha se përpjekja e Metës për të penguar zgjedhjet lokale është e qëllimshme edhe për të penguar hapjen e negociatave, sepse dy kapitujt e parë për t’u negociuar janë ato që lidhen me drejtësinë.

Rama nuk dha asnjë shenjë tërheqje nga 30 qershori edhe pse kreu i shtetit e ka rrëzuar këtë datë.