Rama: Do e doja dhe unë shtyrjen e zgjedhjeve, por…


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Kryeministri Rama gjatë takimit në qytetin e Korcës, në turin e fushatës elektorale për 30 qershorin, tha se politika e opozitës po dëmton turizmin, sipërmarrjne e familjarëve, duke pohuar se shifrat e vizitorëve në mbarë vendin për këtë muaj janë më të ulëta se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Por Rama tha se qytetarët duhet të bëjnë durim edhe pak ditë deri me 30 qershor, pasi atë ditë do të vihet një kufi i qartë për ata që e kanë vendosur veten mbi ligjin, dhe që e shohin vendin një shesh për të bërë përshesh.

“30 qershori është dita kur populli do t’u thotë politikanëve se kushtetuta, ligji dhe shteti, janë mbi cdo indidvid, mbi cdo parti dhe mbi cdo kompromis e pazar”, u shpreh Rama.

Kryeministri u shpreh se fushata është shumë e lehtë kur shkon aty ku kanë qeverisur socialistët, pasi puna flet vetë.

Rama premtoi se Korca do të bëhet me një aeroport të vogël turstik, dhe po ashtu do të rindërtohet stadiumi Skenderbeu.

Shefi i qeverisë u kujdes gjatë gjithë fjalës së tij ti referohet shpesh ish-Ministrit Peleshi, duke u shprehur se; sic e tha dhe Niko, dhe se Niko ka bërë shumë për Korcën, në një kohë kur në media pa patur spekullime që Peleshi, Ahmetaj dhe Bushati, janë ish-anëtarët e qeverisë të pakënaqur dhe që po punojnë kundër Ramës.

Rama foli po ashtu për kërkesën për shtyrjen e zgjedhjeve. Me tone të shtruara, ai shpjegoi se po të nisej nga interesi vetiak, do të ishte dakort të shtyheshin, pasi PS ka shumicën e bashkive dhe të territorit, dhe se ai nuk do të donte të bënte fushatë në vapë, e po ashtu ai do të merrej me punët e qeverisë.

Por tha Rama, nëse do ti hapej rruga kësaj të keqeje, do të krijohej një precedent që do ta merrte vendin zvarrë.

Duke sjellë rastin e vitit 2017, Rama tha se edhe atëhere ndërkombëtarët thanë se mund të shkohej në zgjedhje pa opozitën, por shtoi se, nuk desha unë. U bëra unë Romeo, tha Rama, dhe iu luta Xhulietës, (Lulit) dhe i dhashë cfarë kërkoi.

Kryeministri u shpreh se opozita po pengon hapjen e negociatave, pasi me celjen e tyre, Bashkimi Europian do të kërkojë menjëherë funksionimin e drejtësisë, cka do të thotë që para drejtësisë të shkojnë të gjithë ata me pushtet që kanë bërë zullume e që nuk justifikojnë pasurinë.