Kryeministri Edi mbajti një fjalim të gjatë në mitingun e Partisë Socialiste në sheshin “Nënë Tereza”, ku prezantoi Erion Veliajn si kandidat të së majtës për një mandat të dytë në Bashkinë e Tiranës, e ku shpalli dhe fushatën kombëtare për zgjedhjet e 30 qershorit. Ajo që tërhoqi si kurdoherë vëmendjen ishte deklarata e tij e pasur me figura letrare, metafora, alegori dhe etiketime qesëndisëse, shpesh fyese për opozitën dhe mediat. Mapo zbardh të gjitha cilësimet e përdorura sot nga Rama në gjuhën e tij ofensive. Janë plot 36, duke llogaritur këtu vetëm ato më të rëndat.
Basha, lider pa hallate
Një popull i tërë hiqet zvarrë me telekomandë, ku miza bëhet buall.
Kadrinjtë japin opinione, kurse Shqipëria juaj nuk u intereson
Shërbëtorë të fryrë
Shqipëria nuk është cirk për arushin Luli
Gërhimat e Lulzimit
Armiqtë e betuar të shpresës dhe ndryshimit
Bërtitet për karamelen e radhës
Valle me maska e Lulit
Rrokanisës të kokave të shqiptarëve dhe miqve ndërkombëtarë
Pushteti nuk është “qofte te daja”
Zaptues
Partia Demokratike si sheshi i vjetër në Qendër
Lëvizja Socialiste për Integrim si shatërvan i mbetur këtu bisht
Aleatët si kioskat e rritura ndër vite, që i kanë zënë frymën Parkut të Tiranës
Të baltosur
Të arratisur
Flamujve iu kanë mbetur vetëm hunjtë
Aleatët i janë dhënë rrugës, sherrit dhe filxhanit
Mbetjet e mëdha nuk janë as në Porto Romano, por në kanale dhe portalet e çimkadrinjve
Transportues të dhunës së Vulgut
Sulmues me sqimë të varfër, deri në dhimbje dhe gjer në lebeti
Sulmues sëbashku me kazanët e kadri sahanëve të tyre
Shqipëria dikur, në dallgët e rrumpallës së tyre
Djegia e mandateve, teledramë
Derrhane
Miu bëhet ari
Derrat e shtrirë në kolltuqe, që iu drejtohen “zotëri”
Zotërues të kafazeve me pëllumba që quhen Kadri
Opozita, si Sharra e dikurshme që mbyste Tiranën
Tufë zuzarësh
Viktima e mirënjohur e shitblerjes së votave
Doktoresha horoskopike e Shkencave (Monika Kryemadhi)
Opozita është shporte karavidhesh, në krahët e së shkuarës
Pakicë e rrudhur, e lidhur me zinxhirin e aktit të dhunës
Luli, me humbjen e shkruar në ballë