Radhë në Kakavijë, emigrantët presin mbi 3 orë të kalojnë kufirin. Pala greke punon vetëm me dy sportele


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Pas përfundimit të pushimeve, emigrantët shqiptarë janë kthyer në vendet e punës në Greqi.

Por mbrëmjen e sotme (23 gusht) në pikën kufitare të Kakavjës qindra automjete janë në radhë për të kaluar kufirin.

Ata kanë qëndruar mbi 3 orë të bllokuar në kufi dhe shkak është bërë pala greke, e cila punon vetëm me dy sportele, ndërsa pala shqiptare me 5 sportele.