Këlcyrë, nis ndërtimi i varrezës së re për ushtarët grekë


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Filloi ndërtimi i varrezës së pestë të ushtarëve grekë në Këlcyrë. Ditën e shtunë përfaqësues të kishës greke dhe të Ministrisë së Mbrojtjes së Greqisë kryen pagesën e fundit në Bashkinë e Këlcyrës për ndërtimin e rreth 500 varreve bosh që do të simbolizojnë varrezën e ushtarëve grekë të Luftës italo-greke.

Me ndërtimin e kësaj varreze në Këlcyrë realizohet projekti i vijës së Veriut të Epirit, të pretendimeve territoriale të Greqisë ndaj jugut të Shqipërisë. Varrezat e ushtarëve grekë gjenden në Bularat, Përmet, Këlcyrë, Çiflig të Korçës dhe në Boboshticë. Nga foto shihet që varret janë bërë të vogla me qëllim që parcela të zërë sa shumë varre të ushtarëve për “çlirimin e Veriut të Epirit”.

©argjirolajm.net