Gjatë raportimit të Komisionin e Ligjeve, kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku u shpreh se gjatë këtij viti janë trajtuar 57 mijë raste kallëzuese dhe se ka një ulje të kallëzimeve penale.
Prokuroria e përgjithshme ka bërë dhe matjen koeficientit të kriminalitetit në vend, kur rezulton që qarku i parë me numrin më të lartë të veprave penale për numër banorësh të jetë Vlora, e ndjekur nga Lezha, Durrësi, Gjirokastra e pastaj Tirana. Ndër qarqet me më pak kriminalitet është Kukësi, Berati e në fund me shifrat më të ulta të rekordeve kriminale, është Dibra.
“2018 ka qene një vit jo i zakonshëm për shkak të procesit të Vettingut. Janë bërë shumë shkarkime prokurorësh, prandaj kanë qenë pak apatikë sepse ky proces i ka bërë të pasigurt.
Përqindja më e ulët e kriminalitetit vihet re në Dibër dhe më e larta në Vlorë. Ka një rritje të ndjeshme të çështjeve që janë dërguar në gjykatë”, tha Marku.