Është vërtetuar disa herë që ish-kryeministri Sali Berisha i publikon pa asnjë filtër mesazhet që atij i vijnë nga ‘Qytetari Dixhital’. Kështu ndodhi edhe sot pak pasi Gjykata e Gjirokastrës liroi nga burgu Armand Mamanin, duke i caktuar masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’. Berishës i kishte mbërritur një mesazh për ish-drejtorin në Bashkinë Gjirokastër. Përmbajtja e tij ishte si më poshtë.
“Pershendetje doktor.sot eshte arestuar armand mamani narkodrejtori i edvin rames.ne narkoqeverin e edvin mafies ky ka mbajtur poste drejtuse dhe nuk ka len gje pa vjedhur.per merita te hajdutllekut edvin mafia e emeroi drejtor spitali ne gjirokaster dhe me von ka qen drejtor i agjensis se mireqenies dhe kujdesit social.Doktorr Mamani ka miqesi te forta vet Edvin Mafine e ka mik dhe ma siguri edhe kesaj here prisni kur te dale pa u lagur shendosh e mire ne punen e tij osete ngjitet me larte me respekt.”
ps: Sot gjykata liroi hajdut Mamanin dhe ai po feston fitoren e radhes per te kryer vjedhjen e dyte me te madhe. Sb
Sic ndodh zakonisht ky postim i Berishës nis të publikohet edhe në portale. Por më vonë ai është fshirë nga ish-kryeminstri prej faqes në Facebook. Është fshirë gjithashtu edhe nga portali pranë PD-së, Syri.net
Ndërkohë ka mbetur si lajm në portale të tjera. Për shembull Standard.al e ruan ende si lajm.
Heqja e postimit nga Berisha ka brenda edhe anën komike të kësaj ngjarje. Me siguri dikush i ka thënë ish-kryeministrit: “Doktor, Mandi është i joni s’ka lidhje me Ramën…” Në ato që shkruan ‘Qytetari Dixhital’ nga Gjirokastra, së paku është e pavërtetë pjesa ku thotë se Armand Mamani ka miqësi me Edi Ramën.
Tek të tjerat pastaj ka copëza të vërteta. Për shembull, fakt është se Mamani është larguar si drejtues i spitalit ‘Omer Nishani’ pas një auditi të Ministrisë së Shëndetësisë, që konstatoi se ai kishte abuzuar me fondet. Mesazhi që mbërriti sot tek Berisha ishte një kurth, që me siguri ia ka ngritur ndonjë ‘socialist dixhital’ nga Gjirokastra apo ‘demokrat’ që s’e honeps dot ish-drejtorin e LSI-së.
©argjiroja.net
Postimi i fshirë nga FB i Berishës
Lajmi i fshirë nga portali Syri.net
Lajmi në portalin Standard.al