‘Qytetari dixhital’ nga Gjirokastra ankohet te Berisha: Studentëve po u bëhet presion për të shkuar në takim me Ramën


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar situatën në Universitetin e Gjirokastrës, ku sipas tij studentëve po u bëhet presion për të marrë pjesë nesër në takimin me Edi Ramën. Berisha i referohet ‘qytetarit dixhital’. Ja çfarë shkruan ai. 

E pabesueshme! Lexoni deri ku shkon marrezia e skizoidit!

Lexoni mesazhin e studentit dixhital! sb

Prsh Doktor,narkomani qe na udheheq as arsimin nuk e le te zhvillohet i lire.Sot ne Universitetin e Gjirokastres “Eqerem Cabej”per studentet e ekonomikut nuk jane dhene provimet per arsye sepse nese nuk merr pjese ne takimin e neserme qe do organizohet nga deputet e ps edhe nga drogaxhiu Rama,provimin e nuk e kalon pavaresisht se ti je nje nxenes i shkelqyer,vajza te reja qe shkruanin ne flete numrin e pjesmarsve te garantonin qe nese merr pjese ne takim e fiton nese nuk merr pjese me dhune e humb.Ne nje klase me 24 student e fitojn vetem 4 qe do shkojn ne takim.Turp per ku kemi arritur arsimimi esht i lire edhe i pavarur nga politika ne cdo vend te botes.Turp per petagoget,turp per kedo qe ka rene dakord me kete vendim.