‘Qytetari dixhital’ nga Gjirokastra ankohet për një tabelë te Ura e Lumit, kompania vihet në lëvizje (FOTO)

Qytetarët po i përgjigjen më së miri thirrjes për të denoncuar shkeljet dhe problemet në rrugët kombëtare të vendit nëpërmjet aplikacionit “Rruga Dixhitale”.

Sot, paradite pas raportimit në aplikacionin “Rruga Dixhitale” për dëmtimin e një tabele në rrethrrotullimin e Gjirokastrës, firma e mirëmbajtjes shkoi në destinacionin e raportuar dhe menjëherë ndërhyri për riparimin e tabelës.

”Rruga Dixhitale” është një risi e sjellë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, ku nëpërmjet këtij aplikacioni qytetarët mund të njoftojnë në kohë reale të gjitha problematikat që ndodhin në rrugët kombëtare të vendit.