Shënimët në votat e pavlefshme në zgjedhjet e 30 qershorit ishin nga më të ndryshimet në Gjirokastër, ku në total dolën rreth 660 vota të pavlefshme. Argjirolajm.net siguron një foto të një prej fletëve për kandidatin ku është shkruar kërkesa për ndryshim të Kodit Zgjedhor dhe sharje në anglisht për tre partitë kryesore; PD, PS dhe LSI.
Ndonëse ka një gabim edhe në gjuhën angleze që është shkruar, pasi duhej ‘all’ dhe jo ‘oll’, sharja për tre partitë kryesore është thjesht: Q*huni të gjithë; PD, PS, LSI.
E pakuptimita në këtë fletë votimi është fakti se zgjedhësi ka votuar fillimisht kandidatin Flamur Golemi. Sic shihet në voto, kryqi përbri emrit të tij është vendosur saktë. Më pas me siguri do të ketë ndryshuar mendje dhe në ato pak sekonda kur ndodhej tek dhoma e fshehtë, ka bërë shënimin kundër tre partive kryesore në vend.
©argjiroja.net