Qeveria shqiptare garanton shpërblimin e Vitit të Ri për familjet me ndihmë ekonomike. Parashikohet se rreth 80 mijë të tilla do të marrin shpërblimin në ditët e fundit të vitit.
Lajmi është bërë i ditur zyrtarisht nga Ministria e Financave në relacionin e projektbuxhetit, por masa e shpërblimit nuk është përcaktuar ende. Vitin e kaluar kjo kategori përfitoi shpërblim 2500-3000 lekë. Shpërblimet e Vitit të përfshijnë kategorinë e pensionisteve dhe disa kategori të tjera.
Ministria e Financave sqaron se mbi 32 mijë familje që janë pjese e ndihmes do ta marrin deri në fund të vitit një pagese mujore dy-trefish më të lartë.
Gjatë vitit 2018 pritet të jetësohet një projekt që rrit efikasitetin dhe transparencën e skemës së ndihmës ekonomike nëpërmjet administrimit të regjistrit elektronik kombëtar dhe përdorimit të sistemit të pikëzimit.