Mbledhja e sotme e qeverisë ka sjellë edhe vendimet në lidhje me shpërblimet për festat e fundvitit. Kështu vetë Rama shkruan se nga qeveria do të përfitojnë pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuar dhe po ashtu një pako të posaçme për ushtarakët e për trupën e forcave të ndërhyrjes së Policisë së Shtetit.
“Qeveria miraton pakon e Vitit të Ri për pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuar dhe po ashtu një pako të posaçme për ushtarakët e për trupën e forcave të ndërhyrjes së Policisë së Shtetit, të cilat mundësuan përballimin e shembullor të përmbytjeve të fillimdhjetorit”, shkruan Rama.
Vetë Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u shpreh: Në emër të qeverisë iu them djemve dhe vajzave që jemi krenarë jo vetëm për punën e tyre por edhe do të nisim një masë financiare për të rishikuar në 2019-tën pagat për të gjithë ushatarakët.
Ndërsa ministrja e Shëndetësisë u shpreh se pensionistët do të përfitojnë një shpërblim prej 3 mijë lekësh, ndërsa familjet në nevojë 2 mijë lekë.