• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Qeveria po luan buxhetin në kumar

30/05/2019
Qeveria po luan buxhetin në kumar

Nga Klodian Tomorri

Përtej kostove të fryra jashtë çdo limiti, ka dhe një detaj tjetër djallëzor në kontratat e koncesionit për Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat. Është një detaj në dukje i parëndësishëm, por në të vërtetë thelbësor. Bëhet fjalë për monedhën.

Çmimet në të dy kontratat janë në Euro. Por marrëveshja parashikon se pagesat e qeverisë do të jenë në lekë. Kjo ka dy pasoja të rënda. Së pari, rrëzon totalisht politikën e deeuroizimit. Nga njëra anë qeveria ka nisur një fushatë të gjerë për të ulur përdorimin e euros në ekonomi. Por nga ana tjetër kontrakton dy vepra publike me vlerë 336 milionë euro, ose sa 3 për qind e Prodhimit Kombëtar.

Kjo është çmenduri. E megjithatë nuk është pasoja më e rëndë. Pasoja më e rëndë është risku i kursit të këmbimit. Shkurt qeveria ka vënë buxhetin e shtetit në kumar dhe fatura që mund të paguajnë qytetarët për këtë është shumë e rëndë.

Aktualisht euro në treg shitet me 123 lekë. Sikur kursi euro-lek të qëndrojë kaq sa është tani, qeveria do të paguajë për të dy kompanitë 41 miliardë lekë nga buxheti i shtetit për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve si dhe interesat për dy kompanitë respektive. Por cfarë ndodh nëse euro forcohet ndaj lekut?

Nëse euro shkon 130 lekë fatura për qytetarët do të rritet automatikisht me mbi 2 miliardë lekë dhe kostoja e rrugëve shkon 43.6 miliardë lekë. Nëse euro shkon 140 lekë sa ka qenë në pjesën më të madhe të dekadës së fundit atëherë fatura për qytetarët do të kërcente në 47 miliardë lekë, plot 6 miliardë ose 60 milionë dollarë më shumë vetëm si pasojë e kursit të këmbimit. Dhe gjasat që kjo të ndodhe gjatë një periudhe 13 vjeçare janë të mëdha. Mjafton të shihet se si ka lëvizur kursi euro-lek gjatë 13 viteve të fundit.

Si mundet një qeveri të luajë kumar me buxhetin e shtetit? Kjo është njësoj sikur të merren 60 milionë dollarë nga thesari i shtetit dhe të vendosen në bast për një ndeshje futbolli. Më tej akoma si mundet Banka e Shqipërisë të hesht përballë kësaj çmendurie?

Por e gjitha kjo nuk është e rastësishme. Vendosja e kontratave në euro është kërkuar nga privatët dhe ka lidhje me koston e kapitalit. Kreditë në euro janë shumë më lirë se sa ato në lekë dhe një nga arsyet se pse janë kështu është pikërisht risku i kursit të këmbimit. Ndaj privatët kanë preferuar ta kenë kontratën në euro, pasi atë pjesë që do ta financojnë përmes kredive nga bankat e marrin më lirë. Dhe qeveria e ka pranuar duke vënë në rrezik buxhetin e shtetit dhe interesat e qytetarëve.

Së dyti, vënia e kontratave në euro mund të ketë edhe një qëllim më të zi. Atë të pastrimit të eurove të pista. Paratë që vijnë nga droga, korrupsioni apo burimet e tjera investohen në vepra publike dhe pastrohen taze nga buxheti i shtetit. Të paktën në një nga veprat, struktura e financimit të veprës përfshin 52 milionë euro kapital jashtë bankave, që në letra nuk figurojnë askund dhe vetëm qeveria e di se nga do vijnë.

Related Posts

Unë, “mercenari” i SPAK, që “parashikova” arrestimin e Ilir Metës
Blog

Unë, “mercenari” i SPAK, që “parashikova” arrestimin e Ilir Metës

06/07/2025
“Shqipëria po largohet nga BE”, Fredi Beleri flet për herë të parë si eurodeputet në PE, përmend edhe Sali Berishën
Blog

Sa mandate i kanë rënë PD-së nga mbështetja e Belerit?

06/07/2025
“Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë pardon popullsisë shqiptare të Çamërisë për krimet e bëra!”
Blog

“Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë pardon popullsisë shqiptare të Çamërisë për krimet e bëra!”

05/07/2025
The Guardian: Trump Netanyahu dhe Khamenei
Blog

The Guardian: Trump, Netanyahu dhe Khamenei, 3 pleq të zemëruar që mund të na vrasin të gjithëve

15/06/2025
Një sqarim për pasagjerët e verbër të “trenit bullgar” me makinist Sali Berishën
Blog

Një sqarim për pasagjerët e verbër të “trenit bullgar” me makinist Sali Berishën

17/06/2025
Në ndeshjen Shqipëri – Serbi, shqiptarët kanë rastin të tregojnë qytetari
Blog

Në ndeshjen Shqipëri – Serbi, shqiptarët kanë rastin të tregojnë qytetari

06/06/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Zbulimi i mbetjeve më të vjetra njerëzore në Antarktidë ngre pyetje të reja

Zbulimi i mbetjeve më të vjetra njerëzore në Antarktidë ngre pyetje të reja

07/07/2025
Arkeologët të tronditur nga ADN-ja e lashtë në çamçakëzin prehistorik të gjetur në Suedi

Arkeologët të tronditur nga ADN-ja e lashtë në çamçakëzin prehistorik të gjetur në Suedi

07/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al