Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për një fond kompensimi në vlerë 229 milion lekë për pronarët e shpronësuar. Ky fond do të përdoret për kompensim të një sipërfaqeje prej rreth 34 mijë metra katrorë, e prekur nga ndërtimet e legalizuara.
Referuar vendimit, janë 1205 parcela ndërtimore të objekteve të legalizuara për të cilat jepet ky kompensim financiar.
Numri i parcelave ndërtimore për të cilat miratohet kalimi i pronësisë për Qarkun Gjirokastër (ZVRPP Gjirokastër), është 115 (njëqind e pesëmbëdhjetë), me sipërfaqe të përgjithshme 23 038 (njëzet e tre mijë e tridhjetë e tetë) m²;