• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Qeveria hap garën, kërkime për naftë në jug të vendit

10/10/2018
Qeveria hap garën, kërkime për naftë në jug të vendit

Shqipëria hap garën ndërkombëtare për të tërhequr investorë të huaj për kërkimin e naftës në jug të vendit. Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore ka shpallur njoftimin për shprehje interesi për “Bllokun 5”, pas një udhri të ministrit të Infrastrutures dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.

“Blloku 5” përfshin të gjithë pjesën tokësore nga Vlora deri në Sarandë dhe interesi nga investitorët duhet shprehur brenda tetorit.

Kompanisë fituese do t’i jepet për kërkim nafte dhe gazi, për një periudhë 5-vjeçare me të drejtë zgjatjeje deri në 7 vite, ashtu siç parashikohet në ligjin për hidrokarburet. Nëse kompania zbulon naftë në zonën e “Bllokut 5” fiton të drejtën e shfrytëzimit, sipas kushteve që përcaktohen në kontratën me shtetin shqiptar.

Periudha e nxjerrjes dhe prodhimit do të jetë 25 vite dhe mund të zgjatet edhe më tej. Kërkimet nuk do të shtrihen në det, por në pjesën tokësore deri në kufi me Greqinë.

Që pas ndërrimit të sistemit në vitin 1991, Shqipëria ka qenë e hapur për kompanitë e huaja për të zhvilluar kërkime nafte në tokë dhe det. Deri më tani janë shpenzuar qindra milionë euro, ndërkohë që kontrata më e fundit e lidhur ka qenë për “Bllokun 4” në zonën e Dumresë me kompaninë holandeze “Shell”, e cila do të investojë mbi 42 milionë euro për kërkimin e naftës./tch 

Related Posts

Po lundronin me jet ski në Ksamil, përplasen me njëri-tjetrin dy vëllezërit francezë
Lajme

Po lundronin me jet ski në Ksamil, përplasen me njëri-tjetrin dy vëllezërit francezë

08/07/2025
Me shpejtësi skëterrë, automjeti përplaset me pemën! Plagoset rëndë shoferi në Maliq
Lajme

Me shpejtësi skëterrë, automjeti përplaset me pemën! Plagoset rëndë shoferi në Maliq

08/07/2025
Situata e zjarreve në vend/ Gjatë ditës së sotme u regjistruan 15 vatra, mbeten aktive ende katër
Lajme

Situata e zjarreve në vend/ Gjatë ditës së sotme u regjistruan 15 vatra, mbeten aktive ende katër

08/07/2025
“Jemi në tokën tonë”/ Banorët përplasen me policinë në Theth, kundërshtojnë shembjen e ndërtimeve
Lajme

“Jemi në tokën tonë”/ Banorët përplasen me policinë në Theth, kundërshtojnë shembjen e ndërtimeve

08/07/2025
Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë dhe heqje të sekuestrove, GJKKO rrëzon bosin e mikrokredive që zhvati qytetarët
Lajme

Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë dhe heqje të sekuestrove, GJKKO rrëzon bosin e mikrokredive që zhvati qytetarët

08/07/2025
Kreshnik Spahiu: ‘Patriotët’ faqezi mos i shesin 10 fish biletat në tregun e zi
Lajme

Kreshnik Spahiu: Drejtësia e ka frikë Berishën. Ende s’ka gjyqtar apo prokuror që guxon ta dënojë atë

08/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Egnatia thyen Breidablik në ndeshjen e parë të Champions, Gruda nderon rrogozhinasit

Egnatia thyen Breidablik në ndeshjen e parë të Champions, Gruda nderon rrogozhinasit

09/07/2025
VIDEO/ Chelsea në finalen e Kupës së Botës për Klube, dy gola vendosin ndeshjen ndaj Fluminenses

VIDEO/ Chelsea në finalen e Kupës së Botës për Klube, dy gola vendosin ndeshjen ndaj Fluminenses

08/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al