• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Qarqet që shpenzojnë më shumë për rroba dhe këpucë, ja ku renditet Gjirokastra

12/10/2018

Edhe pse ndër më të varfërit e Europës, shqiptarët janë shquar ndër vite si sqimatarë pas veshjeve dhe këpucëve. Për këtë mjafton të shikojmë veshjet tradicionale, ku secila trevë “garon” për veshjen më pompoze e të zbukuruara me ar dhe argjend. Edhe në ditët e sotme, të dhënat tregojnë se shqiptarët nuk e kanë humbur traditën për t’u veshur bukur dhe konkurrojnë për shpenzimet edhe me qytetarët e Bashkimit Europian.

Po cilat janë qarqet e Shqipërisë banorët e të cilëve nuk e kursejnë aspak dorën ku vjen puna për të shpenzuar për veshje dhe këpucë? Do të zhgënjeheni, por kryeqyteti, ku janë të përqendruara institucionet kryesore, ka dyqane pa fund dhe jeta e natës mbizotëron nuk kryeson në këtë listë.
Korçarët kryesojnë listën për sa i përket shpenzimeve për veshje dhe këpucë, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave në Anketën e Buxhetit të Familjeve 2017. Në vitin 2017 banorët e qarkut Korçë shpenzuan për veshje dhe këpucë 5.7% të totalit të të gjithë shpenzimeve. Megjithatë, në krahasim me një vit më parë ku shpenzimet llogariteshin 6.2%, ato ranë.

LEXO EDHE:Ngjarjet më të rëndësishme të 12 tetorit

Të dytët për shpenzimet më të larta për veshje dhe këpucë janë dibranët. Të dhënat nga INSTAT tregojnë se shpenzimet për veshje dhe këpucë në 2017-n llogariteshin 5.2%, nga 5.4% që ishin një vit më parë. Edhe për qarkun e Dibrës shpenzimet për veshje dhe këpucë ranë në krahasim me një vit më parë.

Qarku i Tiranës, pjesë e të cilit është edhe kryeqytetit, renditet i treti për shpenzimet më të larta për veshje dhe këpucë, me 4.7% të totalit. Në krahasim me një vit më parë Tirana pati rënien më të madhe të shpenzimeve për këtë grup, me rreth 1 pike përqindje.

Më pas për shpenzime të larta renditen qarku Durrës me 4.3% të totali, Gjirokastra me 4.1%, dhe Berati me 3.9%.

Me të njëjtën peshë në shpenzimet totale, vetëm 3.8%, renditet qarku Lezhës, Fierit dhe Elbasanit.

Banorët e Shkodrës dhe Lezhës shpenzuan përkatësisht 3.1% të totalit të shpenzimeve të tyre.

Kukësi, më i varfëri në Shqipëri, është edhe qarku me shpenzimet më të ulëta për veshje dhe këpucë, sipas të dhënave në totalin e shpenzimeve të tyre në 2017-n, vetëm 2.1% shkuan për veshje dhe këpucë. Shpenzimet për veshje dhe këpucë ranë me më shumë se 1 pikë përqindje në qarkun e Kukësit.

Shqiptarët qejflinj pas veshjeve

Edhe pse renditemi ndër vendet me të ardhura të ulëta për frymë, kur vjen puna te veshjet shpenzojmë po aq se europianët. Sipas të dhënave nga Anketa e Buxhetit të Familjes 2017 shpenzimet për veshje dhe këpucë të familjeve zinin një peshë prej 4.3% të totalit, nga 4.8% që ishin një vit më parë. Mesatarja europiane e shpenzimeve për veshje dhe këpucë sipas të dhënave të Eurostat në vitin 2016 ishte 4.9%. Në krahasim me disa vende anëtare të Bashkimit Europian, si Greqia, Danimarka, Franca apo Bullgaria, Shqipëria kishte shpenzime më të larta për veshje dhe këpucë.

Estonia (6.8%), Portugalia (6.3%) dhe Italia (6.2), Austria (6.1%) kryesojnë në Europë për buxhetin e lartë të veshjeve në raport me totalin e shpenzimeve./Monitor

Related Posts

Biznesmeni italian vdes në Shqipëri: Mungojnë organet, trupi u mbush me lesh
Kryesore

Biznesmeni italian vdes në Shqipëri: Mungojnë organet, trupi u mbush me lesh

12/02/2026
Deputetja e PS pyet Berishën: Nuk u lodhe duke djegur Shqipërinë për prapanicën tënde?
Kryesore

Deputetja e PS pyet Berishën: Nuk u lodhe duke djegur Shqipërinë për prapanicën tënde?

12/02/2026
Po punonte mbi çati, bie dhe gjen vdekjen 50-vjeçari
Kryesore

Po punonte mbi çati, bie dhe gjen vdekjen 50-vjeçari

12/02/2026
Kumbaro: Ky është plani kombëtar për parandalimin e dhunës dhe bullizimit në shkolla
Kryesore

Kumbaro: Ky është plani kombëtar për parandalimin e dhunës dhe bullizimit në shkolla

12/02/2026
Afrim Qëndro emërohet në krye të IKMT
Kryesore

Afrim Qëndro emërohet në krye të IKMT

12/02/2026
PS “dorëzon” Memaliajn, Gjolek Guci humbet përballë Albert Malajt
Kryesore

Tenderi 4,1 milionë euro i ujësjellësit, SPAK çon për gjykim ish-kryebashkiakun e Memaliajt, Gjolek Guci

12/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Biznesmeni italian vdes në Shqipëri: Mungojnë organet, trupi u mbush me lesh

Biznesmeni italian vdes në Shqipëri: Mungojnë organet, trupi u mbush me lesh

12/02/2026
Mara Frroku shpërthen ndaj Rudina Dembacajt: Po na ndan nga babai ynë!

Mara Frroku shpërthen ndaj Rudina Dembacajt: Po na ndan nga babai ynë!

12/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al