Qarku Gjirokastër ndodhet në kushtet e emergjencës për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Rrugët e brendshme të qytetit janë të bllokuara. Po kështu edhe rrugët që të çojnë në fshatra. Trashësia e dëborës në zonat malora arrin deri në 30 cm. Ndërkohë aktualisht dëbora po vazhdon. Problem më vete në këto kushte është edhe mungesa e furnizimit me ujë të pijshëm. Shtabi i Emergjencave i mbledhur në Prefekturë po koordinon punën për normalizimin e situatës. Fatmirësisht deri më tani nuk raportohet të ketë probleme të furnizimit me energji elektrike, me përjashtim të ndonjë fshati të thellë në Zagori.
©Argjirolajm.net