“Puno pak, ha shumë dhe bëj qejf”, Hazbi Kasaj sfidon Klemend Ndonin në Bashkinë Këlcyrë


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Kandidati i përjetshëm Hazbi Kasaj nuk i ka humbur as këto zgjedhje për të shënuar emrin diku në listë. Ai kandidon për kryebashkiak në Këlcyrë me Partinë e Emigracionit Shqiptar.

Fillimisht thotë se i kishte premtuar Koco Kokëdhima, por më pas e preu në besë. Premtimet e tij s’kanë ndryshuar as nga fushata e dy viteve më parë. Ai është pro legalizimit të hashashit dhe prostitucionit. Madje shkon deri aty sa premton edhe hapjen e një shtëpie publike në Këlcyrë.

Gjetje e kësaj fushate të tij duket se është slogani që ka zgjedhur. “Puno pak, ha shumë dhe bëj qejf”, thotë Hazbi Kasaj, personazhi atipik nga Katundishta në Këlcyrë, që u bë i famshëm rreth 15 vjet më parë ku gjatë një emisioni pati mallkuar me fjalët: ‘Kushdo që s’më voton mua i daltë kanceri në grykë…’

©argjirolajm.net