Punimet në rrugën Gjirokastër-Lazarat, drejtori i ARRSH tallet dhe nxjerr bllof Tritan Shehun: Meqë ditën fle në këmbë, s’i shikon dot punimet natën (FOTO)


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Deputeti i PD-së në Gjirokastër, Tritan Shehu, akuzonte sot kryeministrin për disa projekte infrastrukturore që ai thotë se janë vetëm premtime 3D. Shehu sillte këtu edhe shembullin e rrugës Gjirokastër-Lazarat, për të cilën thotë se punimet u ndërprenë pa nisur mirë. Ai e ulstronte këtë me disa foto të shkrepura gjatë ditës.

Por drejtori i Autoritetit Rrugor për Rajonin Jugor, Andi Shkurta, thotë se gjatë ditës punimet ndalen përkohësisht për të mos krijuar trafik, ndërkohë që me ritëm më të lartë punohet gjatë mbrëmjes.

‘Meqënëse Tritani fle në këmbë ditën, nuk mund të shikojë që punohet natën”, shkruan me ironi Shkurta në faqen e tij në Facebook duke postuar edhe foto nga punimet që po kryhen në këtë aks.

© ArgjiroLajm.net