Situata në rrugët e Gjirokastrës sot duket disi më e stabilizuar. Bashkia që herët në mëngjes kishte marrë masat për të hedhur kripë e skorje në rrugët kryesore të qytetit. Punëtorët e ndërmarrjes së shërbimeve publike ishin shpërndarë në qytet duke u përpjekur të pastrojnë rrugët nga akulli. Sidoqoftë qytetarët dhe automjetet duhet të lëvizin ende me kujdes në akset e brendshme. Moti i keq pritet të vijojë edhe për të paktën një javë tjetër.
©argjiroja.net