• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Puna, paratë dhe partneri, çfarë parashikojnë yjet për sot

05/07/2019
Niseni ditën me horoskopin, zbuloni shenjën me fat për sot

Ky është horoskopi për ditën e premte, 5 korrik 2019. Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Kjo ditë mund të duket konfuze, por në të vërtetë mund të sjellë një sërë zgjidhjesh pozitive. Është padiskutim një ditë më e mirë nga ato që keni lënë pas, sidomos në sferën profesionale. Ndërsa në atë sentimentale mund të ketë probleme, por mos u dramatizoni shumë, pasi situata do të vijë duke u përmirësuar në vijim.

Demi

Do të jetë një ditë gjatë së cilës mund të ketë rënie fizike dhe tensione të shumta. Këshillohet që të jeni më pak konfliktualë dhe të shmangni përplasjet. Përmirësimi do të vijë vetëm në fundjavë.

Binjakët

Kjo e premte do të jetë tejet e komplikuar dhe e mbushur me dyshime. Duhet të mundoheni që të largoheni nga çdo gjë që ju shqetëson, pasi keni nevojë për qetësi dhe për tu rikarikuar. Shumë herë gjatë kësaj periudhe jeni përballur me kundërshtitë dhe sulmet e një personi.

Gaforrja

Kjo është dita gjatë së cilës edhe pse mund të ketë probleme në punë, nuk duhet të dekurajoheni por të rezistoni. Kjo pasi shumë shpejtë Venusi do të ketë ndikim të favorshëm, duke stimuluar emocione të bukura në dashuri.

Luani

Ju pret një ditë pozitive, në sajë të ndikimit të favorshëm të Hënës. Në dashuri do të ketë tensione të shumta, por pavarësisht kësaj mund ta keni më të lehtë që të gjeni zgjidhje ndaj problemeve me të cilat jeni përballur. Ju pret një fundjavë e bukur.

Virgjëresha

Do të ndiheni shumë të lidhur pas problemeve të së kaluarës, ndaj duhet të liroheni prej tyre në mënyrë që të jetoni më të qetë të tashmen. Mundohuni që të jeni më optimist pasi historitë që po jetoni do të kenë një perspektivë shumë të mirë për të ardhmen.

Peshorja

Kjo është një periudhë gjatë së cilës lodhja dhe stresi do të dominojnë edhe në jetën private, duke u shoqëruar me momente pavendosmërie por edhe xhelozi. Është njësoj si pavarësisht të gjitha sforcimeve të mos merrni atë që dëshironi. Megjithatë kjo nuk varet nga ju, por nga dikush tjetër.

Akrepi

Ju pret një ditë e ngarkuar pa masë me stres. Këshillohet që të tregoheni të durueshëm, pasi në ditët në vijim situata do të jetë më e mirë. Mos u tensiononi dhe mundohuni që të rikuperoni si formën fizike edhe paqen tuaj të brendshme.

Shigjetari

Kjo është dita e duhur për të folur qartë dhe të mos i shtyni sqarimet për në vijim. Me gjasë do të ndiheni të ngarkuar me tensione edhe në sferën sentimentale, për shkak të lodhjes tuaj fizike dhe mendore.

Bricjapi

Do të jetë një ditë gjatë së cilës ndjenjat do të jenë nën ritmin e duhur. Duhet të gjeni kurajon për tu shkëputur nga e kaluara dhe të ndryshoni faqe, sidomos nëse ka një histori të mbushur me emocione negative. Është e vërtetë që duhet kohë, por mundohuni që të bëni diçka të re.

Ujori

Gjatë kësaj dite dihet të bëni kujdes, veçanërisht sa i takon çështjeve ekonomike. Këshillohet që të shmangni shpenzimet e tepërta, pasi mund të hasni në vështirësi. Keni nevojë për të rregulluar gjërat në jetën tuaj.

Peshqit

Kjo ditë do të jetë mjaft pozitive, pasi do të arrini që të rigjeni ekuilibrin në dashuri. Është e rëndësishme që të bëni projekte profesionale për të ardhmen. Mundohuni që të jeni sa më optimist.

Related Posts

Dëshmi të reja për planetin e nëntë në sistemin diellor
Lifestyle

Dëshmi të reja për planetin e nëntë në sistemin diellor

04/01/2026
Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin
Argjiro +

Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin

01/01/2026
VIDEO/ Jeta në Antarktidë, shkencëtarët publikojnë pamjet unike të filmuara nga një pinguin
Lifestyle

VIDEO/ Jeta në Antarktidë, shkencëtarët publikojnë pamjet unike të filmuara nga një pinguin

01/01/2026
Bestytnitë e Vitit të Ri, çfarë duhet të bëni për një vit të mbarë
Lifestyle

Bestytnitë e Vitit të Ri, çfarë duhet të bëni për një vit të mbarë

01/01/2026
Në çdo tryezë për festimet e Viti të Ri/ Mënyra e duhur si ta ruani sallatën ruse nëse ju ka tepruar
Lifestyle

Në çdo tryezë për festimet e Viti të Ri/ Mënyra e duhur si ta ruani sallatën ruse nëse ju ka tepruar

01/01/2026
Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët
Lifestyle

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

31/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ky këngëtar është i dashuri i Benites?

Ky këngëtar është i dashuri i Benites?

07/01/2026
Bradley Cooper ka bërë operacione plastike?

Bradley Cooper ka bërë operacione plastike?

07/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al