Në të gjithë Kretën 32 535 persona nga vendet e treta janë me leje qendrimi, nga këta 22 025 janë emigrantë shqiptarë. Shifrat janë bërë publike nga Drejtoria e Emigracionit në Kretë.
Sipas të dhënave, 12418 (38%) e emigrantëve jetojnë në Heraklion, 9652 (30%) jetojnë në Chania, 6225 (19%) në Rethymnon dhe 4240 në Lasithi (13%).
Emigrantët jetojnë dhe punojnë në Kretë bashkë me familjet e tyre, duke paguar kontributet për sigurimet dhe taksat.
“Shtetasit shqiptarë janë grupi më i madh numerik i emigrantëve në Kretë, që është 22,025 njerëz, pothuajse 68% e emigrantëve legalë në ishull”, shkruan Protothema.
Pas shqiptarëve vijnë rusët, ukrainasit, indianët, gjeorgjianët, sirianët, pakistanezët, moldavët, serbët dhe kinezët. Ndërkohë vlen të përmendet ajo e 1,181 indianëve me leje qëndrimi, 98% e tyre jetojnë në Rethymnon.
Po ashtu sipas agjencisë janë 295 investitorë në ishull, 177 prej të cilëve jetojnë në prefekturën e Hanianës.
Të dhënat u publikuan nga Drejtoria e Emigracionit gjatë një takimi pune në zyrat e Administratës së Decentralizuar të Kretës, në prani të koordinatores Maria Koziraki, mbi kuadrin e ri institucional për të huajt dhe emigracionin.