• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Psikologia: Ja si t’i kalojmë këto ditë të mbyllura

13/03/2020
Psikologia: Ja si t’i kalojmë këto ditë të mbyllura

Nga Enertila Bekteshi, Psikologe Klinike

Siç e thotë një proverbë e vjetër kineze; fatkeqësia mund të jetë një bekim në maskim. Edhe pse festimet e ardhjes së pranverës në vend, drekat me familjet dhe miqtë, aktivitetet e ndryshme dhe udhëtmet jashtë janë anuluar, jemi të detyruar të qëndrojmë në shtëpi me familjet tona për të shmangur infeksionin.

Mendoni për punonjësit e kujdesit shëndetësor që po trajtojnë personat e infektuar me këtë virus në një rrezik të madh. Ose ata të infektuar nga virusi që izolohen vullnetarisht me javë të tëra për të mbrojtur të tjerët. Kur dëgjojmë histori të këtyre njerëzve, një ndjenjë e ngrohtë brenda na frymëzon, duke nxitur optimizëm.

Ndërsa tundimi mund të jetë të përqendrohemi te frika dhe gjithçka që shkon keq, ne mund të përcjellim vëmendjen tonë tek ata që po bëjnë gjërat e duhura, gjë që do të na bëjë të jemi vetë qytetarë më të mirë. Është e lehtë të humbasësh nga frika kur godet katastrofa.

Sidoqoftë, nuk i ndihmon askujt të nxisë panik rreth situatës, sepse ne nuk mendojmë aq qartë kur jemi në gjendje emergjente. Të qenit i mbyllur në shtëpi për një kohë të gjatë mund të shkaktojë stres,ankth dhe mërzitje. Ndoshta deri diku për fëmijët edhe e frikshme. Do ta kemi më të lehtë për ta kaluar këtë situatë, nëse përgatitemi emocionalisht dhe psikologjikisht. Sidoqoftë, ju duhet të jeni më praktikë, si në mendime dhe në veprime.

Ja çfarë ju rekomandoj!

Bërjen e një plani paraprak karantine në shtëpi.

Mendoni sesi jemi përballur me situata të vështira në të kaluarën, siç ishte tërmeti, dhe siguroni veten që dhe kjo situatë do të zgjidhet gjithashtu. Mos harroni se kjo situatë nuk do të zgjasë për shumë kohë!Të bisedojmë me anëtarët e tjerë të familjes për infeksionin, të kuptuarit e sëmundjes do të na ndihmojë të zvogëlojmë ankthin.

Mos dëgjoni vetëm televizorin!

Mos u mbështetni shumë tek televizioni. Kalojini këto ditë si një mundësi për të bërë disa nga ato gjëra për të cilat zakonisht nuk keni kohë, siç janë lojërat, vizatimi dhe leximi.Vazhdoni të mbani një qëndrim pozitiv. Mund të jetë normale që konflikti dhe argumentet mund të ndodhin mundohuni t’i zgjidhni çështjet shpejt dhe pa emocione të forta kjo e vështirson më shumë gjendjen tuaj emocionale këto ditë.

Bëni ushtrime fizike!

Është e provuar që ushtrimet ndihmojnë në trajtimin e stresit dhe depresionit. Nëse ju e mbani veten të angazhuar, do të hiqni pak mendjen dhe sigurisht ushtrimet do ju mbajnë në formë.

Flisni me të afërmit dhe kushtojuni kohë fëmijëve!

Është mirë të mbajmë kontakte me anëtarët e familjes dhe miqtë përmes telefonit, ose mediave sociale. Gjatë kësaj kohe prindërit mund t’i kushtojnë më shumë kohë fëmijëve të tyre dhe mund t’i organizojnë në aktivitete sipas moshës dhe kushteve brenda në familje. Ruajtja e një atmosfere harmonike familjare është thelbësore që antarët e familjes të ndihen të sigurt emocionalisht. Është e rëndësishme që këto ditë të bëhemi një model i mirë. Bashkë do ia dalim!

Related Posts

Mamuthë dhe gjirafa të lashtë gjenden pranë digës Yamula të Turqisë, duke i hutuar ekspertët
Lifestyle

Mamuthë dhe gjirafa të lashtë gjenden pranë digës Yamula të Turqisë, duke i hutuar ekspertët

06/07/2025
Një djalë 12-vjeçar zbulon fosile dinosauri 69 milionë vjeçar gjatë një shëtitjeje në Alberta të Kanadasë
Lifestyle

Një djalë 12-vjeçar zbulon fosile dinosauri 69 milionë vjeçar gjatë një shëtitjeje në Alberta të Kanadasë

06/07/2025
Jo menjëherë sapo zgjoheni: Kur është koha e duhur për të pirë kafen e mëngjesit?
Lifestyle

Jo menjëherë sapo zgjoheni: Kur është koha e duhur për të pirë kafen e mëngjesit?

05/07/2025
Zbulimi i fundit, NASA-s gjen prova se planeti Mars mund të ketë qenë i banueshëm
Lifestyle

Zbulimi i fundit, NASA-s gjen prova se planeti Mars mund të ketë qenë i banueshëm

04/07/2025
Henri, krokodili që sfidon moshën, ende në rritje pas dekadash
Lifestyle

Henri, krokodili që sfidon moshën, ende në rritje pas dekadash

02/07/2025
Një zbulimi i papritur në një varr të lashtë mund të ‘ndihmojë në luftimin e kancerit’
Lifestyle

Një zbulimi i papritur në një varr të lashtë mund të ‘ndihmojë në luftimin e kancerit’

30/06/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Nafta falas për fermerët po ndahet me pikatore

Kredi me garanci nga shteti, hapen aplikimet për fermerët

06/07/2025
Unë, “mercenari” i SPAK, që “parashikova” arrestimin e Ilir Metës

Unë, “mercenari” i SPAK, që “parashikova” arrestimin e Ilir Metës

06/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al