• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pse zgjedhja e Dasho Alikos nuk e ndihmon PD-në në Gjirokastër

27/11/2018
Pse zgjedhja e Dasho Alikos nuk e ndihmon PD-në në Gjirokastër

Pas tërheqjes së nipit në përfundim të mandatit, kryetar partie zgjidhet daja. Është fjala për PD-në në Gjirokastër, e cila sot e në vijim do të drejtohet nga Dasho Aliko. Ai mori shumicën e votave përballë kandidatit Gjergji Dudi. Por kalimi i karriges nga nipi te daja është mbase gjëja më e parëndësishme, për aq kohë sa ne të gjithë bashkë e njohim moçalishten politike të Shqipërisë. Tjetërkund duhet parë problemi dhe pyetja që shtrohet është kjo: A mundet Dasho Aliko të përmirësojë rezultatin elektoral të PD-së dhe ta çojë atë drejt fitores në zgjedhjet lokale? Pas zgjedhjes së Roland Bejkos si kryetar në vitin 2014, një prej ngërçeve më të mëdha të demokratëve në Gjirokastër ishte perceptimi i krijuar në masë të madhe se PD-ja është lazaratizuar. Mbase është edhe një perceptim i krijuar me pa të drejtë, por faktikisht në postet kyçe në parti ishin njerëz nga Lazarati, duke mos krijuar në këtë mënyrë një shpërndarje të drejtë në të gjithë rrethin.

Kreu i partisë, kreu i forumit rinor dhe njerëz të tjerë në strukturat drejtuese ishin nga Lazarati. Me zgjedhjen e Alikos si kryetar, ky perceptim thellohet edhe më tej dhe mund ta penalizojë Partinë Demokratike në Gjirokastër. Por nuk është vetëm ky problemi me Dasho Alikon. Ai mbart me vete edhe stigmën e një ish-kryetari komune të një zone që ishte shndërruar në kryeqytetin europian të kanabisit. Kishte apo ajo përgjegjësi Dasho Aliko për kultivimin e kanabisit, kjo është një çështje që duhet ta provojë drejtësia, madje për këtë atij i është bërë kallëzim penal për ‘shpërdorim detyre’ 4 vjet më parë.

Por së paku moralisht ai ka me vete ‘njollën’ e një ish-zyrtari të shtetit shqiptar, në territorin e të cilit kultivoheshin tonelata kanabis dhe që natyrisht ai i shihte. Siç e ka sot ‘njollën’ edhe  Saimir Tahiri si ish-ministër i Brendshëm që kanabizoi Shqipërinë dhe ndodhet aktualisht nën akuzë për trafik ndërkombëtar droge. A mund të jetë i besueshëm Dasho Aliko si kryetar i PD-së në Gjirokastër nëse do të dalë të denoncojë kultivimin e kanabisit fjala vjen në Tepelenë apo zona të tjera? Sigurisht që jo! Por ky është vetëm një aspekt që ilustron idenë se zgjedhja e Dasho Alikos si kryetar partie është një lajm jo i mirë për PD-në në Gjirokastër. Ka argument tjetër që nuk lidhet fare me faktin se ai është nga Lazarati dhe ka drejtuar fshatin që për vite me radhë ishte simbol i kanabisit në Europë.

Dasho Aliko është një figurë e konsumuar politikisht. PD sot nuk ka nevojë për kthim pas, për riciklim të ‘xhaketave të vjetra’. PD sot vuan hapjen dhe afrimin e njerëzve të rinj. Ish-kryetari i Komunës Lazarat e ka mbyllur ciklin e tij politik dhe nuk premton asgjë të re, nuk frymëzon dot as brezin e Instagramit e Facebook-ut dhe madje as nostalgjikët e PD-së. Valenca politike e Dasho Alikos është vetëm në Lazarat. Sfida e PD-së sot nuk është të marrë votat e Lazaratit, por të rritet në Gjirokastër, Dropull, Libohovë dhe zonat përreth. Votat e Lazaratit PD-ja i ka të gjitha neto, kushdo që jetë në krye të partisë.

Kësisoj drejtimi i PD-së kësaj here i duhej besuar një figure nga qyteti i Gjirokastrës, aty ku është hambari më i madh i votave. Një djalë i ri, ndoshta dhe si Gjergji Dudi mund të bënte diferencën dhe të ngjallte shpresë tek demokratët. Shikoni çfarë bënë socialistët. Bledi Kaçin nuk e çuan kryetar partie për ndonjë talent apo spikatje politike, thjesht sepse duhej për fasadë një kryetar nga qyteti.

Nëse duam të tregohemi kozmopolitë apo më katolikë se Papa, mund të themi që këto janë detaje që s’kanë fare rëndësi sepse njeriu fundja fundit është produkt i kulturës së tij, jo i origjinës dhe as racës, por në zona të vogla si Gjirokastra lokalizma të tilla janë domethënëse. PD Gjirokastër me Dasho Alikon në krye i bën nder PS-së dhe LSI-së bashkë sepse ua lehtëson aksionin e mbledhjes së votave përtej Lazaratit. Për të gjitha këto arsye kandidimi i tij duhej shmangur. Drejtimi i partisë i duhej besuar një figure të re, pse jo edhe një gruaje nga qyteti.

Vetëm në këtë mënyrë PD-ja mund të rritet. Dasho Aliko nuk është gjithashtu një figurë përbashkuese mes grupimeve dhe as frymëzuese tek elektorati gri. Nuk është halli të marrësh votat e militantëve. Diferenca bëhet me votat e njerëzve të pavendosur dhe të atyre që nuk janë atashuar tek asnjë parti. Le të mos bëjmë kasandrën me parashikime, por gjasat janë që PD me Dasho Alikon të jetë thjesht një déjà vu e PD-së me Roland Bejkon. Zgjedhjet lokale janë prova më e afërt. Të presim!

©ArgjiroLajm.net 

Related Posts

Aksident në Vlorë, plagoset një shtetas amerikan
Kryesore

Aksident në Vlorë, plagoset një shtetas amerikan

15/07/2025
E rëndë në Dhërmi/ I riu humb jetën duke luajtur volejboll
Kryesore

E rëndë në Dhërmi/ I riu humb jetën duke luajtur volejboll

15/07/2025
Trafikonte 7 emigrantë nga Bangladeshi, shoferi arrestohet në Memaliaj (VIDEO)
Lajme

Trafikonte 7 emigrantë nga Bangladeshi, shoferi arrestohet në Memaliaj (VIDEO)

15/07/2025
Aksident, makina kthehet përmbys në rrugën Kardhiq-Sarandë
Kryesore

Aksident, makina kthehet përmbys në rrugën Kardhiq-Sarandë

15/07/2025
Vrasje e mistershme në Athinë/ Ekzekutohet profesori amerikan
Kryesore

Vrasje e mistershme në Athinë/ Ekzekutohet profesori amerikan

15/07/2025
Kryesore

Dorëheqjet e drejtorëve/ Cilat janë bashkitë që nuk kanë zbatuar urdhrin e Ramës

15/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Ish-presidenti rus: Nuk duam t’ia dimë për ultimatumin teatral të Trumpit

Ish-presidenti rus: Nuk duam t’ia dimë për ultimatumin teatral të Trumpit

15/07/2025
Aksident në Vlorë, plagoset një shtetas amerikan

Aksident në Vlorë, plagoset një shtetas amerikan

15/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al