• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pse Prokuroria e Gjirokastrës duhet të pushojë hetimin për nënën e Kacifas

01/11/2019
“Çohuni rrëmbeni armët”, mamaja e Kacifas thirrje në varrin e të birit: Thyejini turinjtë, dritaret, ne jemi grekë!

Në Prokurorinë e Gjirokastrës ka mbërritur dosja për çështjen e nënës së Kostandinos Kacifasit, ekstremistit grek që u vra nga forcat Renea vitin e kaluar. Tashmë Prokuroria e Gjirokastrës ka afat deri në 15 ditë për të marrë në pyetje nënën e Kacifasit. 67-vjecarja Vasilia Kacifas është nën hetim pas thirrjeve antishqiptare të bëra gjatë ceremonisë së 1 vjetorit të Kostandin Kacifs. Duke folur në greqisht, në prani të shumë njerëzve, një numër i madh i ardhur nga Greqia pikërisht për këtë rast, ajo ka bërë thirrje për vrasje, dhunë e luftë.

“Tradhtarët. Përse i ndaluan njerëzit të vijnë? Se janë tradhtarë. Thyejuni turinjtë, vrajini, shfarosini. Janë tradhtarë. Nuk ka qeveri këtu. Vorio Epiri është tokë greke, ne jemi grekë. Do luftojmë dhe asgjë nuk do na ndalë. Jam krenare për ty biri im”, ka thënë ajo.

Kaq ka mjaftuar që Antiterrori dhe Prokuroria e Gjirokastrës ta vënë nën hetim nënë e Kacifas. Ligjërisht mund të niset një hetim për thirrjet e saj. Ka nene në Kodin penal që i ndalojnë këto thirrje. Por ky hetim ndaj një nëne të dëshpëruar për humbjen e të birit, nuk ka moral. Vasilia Kacifas e ka zemrën copë sepse ka humbur djalin e saj. Çdo nënë do të ndihej po njësoj në vendin e saj.

Edhe pse i biri ishte një ekstremist dhe e kërkoi vetë fundin e tij, mos prisni që nëna tani të dalë dhe të duartrokasë vrasjen e tij. Asnjë nënë nuk e hedh poshtë fëmijën e vet. Në këtë kuptim hetimi ndaj saj është i tepërt dhe nuk i bën nder institucioneve shqiptare. Vasilia Kacifas duhet lënë e qetë në dhimbjen dhe dëshpërimin e saj për humbjen e të birit.

Thirrjet antishqiptare janë të dënueshme moralisht dhe të papranueshme, por s’ka vend për ta vënë atë nën hetim penal. Janë të tjerë persona që meritojnë të hetohen për nxitje të urrejtjes ndër etnike mes shqiptarëve dhe grekëve, nuk ngeli puna tek nëna e Kacifas. Prandaj dy prokurorët e mbetur të Gjirokastrës, kujt t’i bjerë shorti për çështjen, thjesht duhet të pushojnë hetimet dhe të mos merren me këtë histori. Asnjë rrezik s’i vjen Shqipërisë nga një e moshuar e dëshpëruar dhe e lënduar nga humbja e të birit.

©argjiroja.net 

Related Posts

“Digjet” Greqia, temperatura deri në 42 gradë celcius, Akropoli mbyllet
Kryesore

“Digjet” Greqia, temperatura deri në 42 gradë celcius, Akropoli mbyllet

08/07/2025
Bizneset në Lungomare kundër aksionit të Ramës: Po dëmtoni turizmin!
Kryesore

Bizneset në Lungomare kundër aksionit të Ramës: Po dëmtoni turizmin!

08/07/2025
Dorëheqje drejtorësh edhe në Fier
Kryesore

Dorëheqje drejtorësh edhe në Fier

08/07/2025
Kumbaro në Sarandë: Këtë sezon kemi dyfish plazhe publike
Kryesore

Kumbaro në Sarandë: Këtë sezon kemi dyfish plazhe publike

08/07/2025
Rama i bëri “kurban”, Dredha pranon dorëheqjet e drejtorëve të Bashkisë Vlorë
Kryesore

Rama i bëri “kurban”, Dredha pranon dorëheqjet e drejtorëve të Bashkisë Vlorë

08/07/2025
Vatër e re zjarri në Poliçan
Kryesore

Vatër e re zjarri në Poliçan

08/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Egnatia thyen Breidablik në ndeshjen e parë të Champions, Gruda nderon rrogozhinasit

Egnatia thyen Breidablik në ndeshjen e parë të Champions, Gruda nderon rrogozhinasit

09/07/2025
VIDEO/ Chelsea në finalen e Kupës së Botës për Klube, dy gola vendosin ndeshjen ndaj Fluminenses

VIDEO/ Chelsea në finalen e Kupës së Botës për Klube, dy gola vendosin ndeshjen ndaj Fluminenses

08/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al