Pse e zgjedhim këmishën e bardhë?!


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Ajo është nga ato veshje që kombinohet lehtësisht, gjithmonë “in” dhe simbol i domosdoshëm i çdo gardërobe femërore.

Nuk njeh orare, pasi këmisha e bardhë shkon mrekullisht me një palë pantallona xhins, siç kthehet në klasike e kombinuar me një fund të zi. Simboli i të bardhës, është ai i pastërtisë, ngjyra e kuajve të Zeusit, i kafshëve që sakrififi koheshin në emër të tij, veshja e priftërinjve me grada të larta, e papës, e fustanin të nusërisë që pas vitit 1920.

Siç ka nënvizuar autorja amerikane Alison Lurie në librin e saj “The Language of Clothes”, shumë prej fifi gurave më të njohura femërore të letërsisë në fifi llim përshkruheshin me veshje të bardha, simbol i pafajësisë së tyre. Sapo binin në mëkat, veshja e tyre ndryshonte, ajo errësohej. Shembujt janë, Tess I shkrimtarit Thomas Hardy dhe Daisy Miller i Henry James. Pikërisht lehtësia me të cilën mund të bëhet pis një veshje e bardhë tregon njëkohësisht bërjen pjesë të një klase të privilegjuar shoqërore. Ose e thënë ndryshe, mundësinë e investimit në sapunë të cilësisë së parë apo pasjen e shërbëtorëve që merren me pastrimin perfekt të veshjeve. Jo më kot sportet që konsiderohen elitarë, si tenisi apo golfi , kërkojnë një uniformë të bardhë shkëlqyese.