• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pse duhet ndaluar transmetimi i filmit të Borëbardhës

13/10/2019
Pse duhet ndaluar transmetimi i filmit të Borëbardhës

Nga *ERGES ESKIU

Së pari shfaq vajzën, femrën, si shtëpiake. Së dyti, shfaq idenë se më i madhi e manipulon më të voglin. Së treti, dhunimin e privatësisë së femrës dhe së fundmi, diskriminimin e njerëzve të shkurtër. Filmat vizatimorë japin edukim për fëmijët, siç japin edhe telenovelat për të rriturit.

Atë edukim kulturor, që autori ka dashur të përçojë te targeti i tij. Nëpërmjet imazhit dhe bashkëbisedimit, regjisori ngulit në “kokën” e teleshikuesit (subkoshiencën e tij) këndvështrimin e vet për jetën ose të kulturës, në të cilën ai bën pjesë dhe për kohën kur është realizuar.

Filmi vizatimor “Borëbardha dhe shtatë xhuxhët” është një film turk që përçon te brezat e rinj (fëmijët) kulturën turke të viteve ’70, por një kulturë e cila ka pas jetuar dhe vazhdon të jetë po e njëjtë edhe në ditët e sotme.

Autori Hamdi Degirmencioglu dhe regjisori Ertem Göreç ka shfaqur në film realitetin kulturor të vendit turk, por në realitetin “demokratik” ku jetojmë sot, në kohën kur perspektiva e 97% e shqiptarëve është aderimi në BE, afrimi me “Perëndimin”, kur femra ka marrë dhe po vazhdon të marrë rol kyç në familje dhe në jetën publike, ky film nuk mund dhe nuk duhet të shfaqet, sepse pengon integrimin e mëtejshëm në vendimmarrjen sociale të femrës shqiptare e është një forcë e errët që pengon barazinë gjinore.

Për t’i shpjeguar shkurtimisht: – E para, shfaqja e personazhit kryesor (Borëbardhës) në rolin e shtëpiakes u ngulit në kokë fëmijëve idenë e gabuar se vajzat janë vetëm për t’u marrë me punët e shtëpisë dhe djemtë janë ata që duhet të punojnë fort për të siguruar ushqimin në shtëpi.

Së dyti, njerëzit e shkurtër nuk duhet të etiketohen me termin stigmatizues xhuxh, sepse i bën ata të ndihen keq, i bën të ndihen ndryshe, të bullizuar dhe të disavantazhuar në raport me të tjerët. Për të vazhduar në mesazhin që përçon autori dhe regjisori i filmit: – Burrat e shkurtër janë njerëz, të cilët mund të bëjnë vetëm punë të rënda, janë të pistë. Burrat nuk merren aspak me punët e shtëpisë, prandaj rrjeta e merimangës ka pushtuar çdo centimetër të shtëpisë dhe pluhuri u ka mbuluar ngjyrën plaçkave të saj. Së treti, i tregon fëmijëve të vegjël se më i madhi të manipulon dhe ti duhet ta marrësh të mirëqenë këtë fakt, nuk ke ç’bën ndryshe, sepse ti je i vogël, infantil, i “padjallëzuar”. Sado të përpiqesh, ai do të manipulojë edhe sikur të ishte një “plakë e shëmtuar”, siç u kamuflua njerka “shtrigë”.

Kjo bën që fëmija të humbë besimin në vetvete përballë një të rrituri dhe të niset inferior në ballafaqim me të, e për rrjedhojë të humbë. Së katërti, rrëmbimi i puthjes në buzë, nga një burrë i panjohur, vajzës në gjumë, është shkelje e privatësisë së saj, është dhunim i intimitetit të saj. Një puthje pa konsent do të thotë se kemi të bëjmë me dhunim seksual ndaj një vajze inkoshiente.

Fakti se burri që e puthë, është princ, nuk e justifikon dhe nuk duhet menduar të justifikojë aspak veprimin e tij. Nga ana tjetër, personazhi kryesor duhej të kishte reaguar ndaj këtij veprimi, të shprehte refuzimin e plotë dhe të kërkonte ndëshkimin e dhunuesit. Ky episod, përveçse e bën vajzën të ndihet e dhunuar dhe të pafuqishme për të reaguar, pa një alternative reagimi, u ngulit në subkoshiencë vajzave, por edhe djemve, ndjenjën e autodestruksionit.

Pra, sikur të më ndodhë edhe mua një aksident, të humb ndjenjat, të jem duke vdekur, të vij ai/ajo të më puth e të zgjohem nga gjumi e më pas të jetojmë të lumtur, çka në realitet ka pak gjasa të ndodh e në fund të fundit, pse duhet të rrezikojmë jetën për dikë që pak ose aspak e njohim e pse duhet t’i fitojmë gjërat me fatalizma dhe jo duke u bërë më të bukur intelektualisht, më “smart”?!

Fëmijët e vegjël duhet të shohin filma vizatimor, të cilët i edukojnë ata me ndjenjën e barazisë gjinore, me nevojën e pastërtisë, për të cilën gjithsecili duhet të kontribuojë, respektit ndaj individit, respektit ndaj privatësisë së tjetrit, të refuzimit të marrjes së gjërave nga persona të huaj (të panjohur), sepse ata mund të kenë qëllime të errëta për ty, të mospranimit të asgjëje, për të cilën ke ndjesinë se nuk duhet ta pranosh dhe pa diskutim me frymën kritike, për t’i bërë fëmijët më të pavarur, e se gjërat e mira vijnë duke punuar dhe se kur vijnë në këtë mënyrë, shijojnë më shumë.

*Pedagog në UMT

Related Posts

E rëndë në Greqi/ Gjenden të vdekur në banesë foshnja i porsalindur dhe nëna e tij
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Gjenden të vdekur në banesë foshnja i porsalindur dhe nëna e tij

03/09/2025
Turpi ynë shtetëror… Polakët përdhosën Skënderbeun, shqiptarët burgosin shqiptarët
Blog

Turpi ynë shtetëror… Polakët përdhosën Skënderbeun, shqiptarët burgosin shqiptarët

30/08/2025
Skandalet/ Qeveria ka gati shkrirjen e AKU-së
Blog

Qytetarët e duan AKU-në në terren, jo në banka provimi !

29/08/2025
E vërteta që rrëzon mitin, teksa propaganda britanike vijon kundër shqiptarëve
Blog

E vërteta që rrëzon mitin, teksa propaganda britanike vijon kundër shqiptarëve

29/08/2025
Edi Rama rrëfen ditën kur e goditën me levë
Blog

Qeveria “Rama 4”, do të bëhet me “ish-demokratë”?

27/08/2025
Gazetari italian: Shqipëria turistike, një mit që duhet rrëzuar!
Blog

Gazetari italian: Shqipëria turistike, një mit që duhet rrëzuar!

26/08/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Don Xhoni ironizon me postim për zgjedhjet: Votoni për mua, tjetër s’bon

Don Xhoni ironizon me postim për zgjedhjet: Votoni për mua, tjetër s’bon

16/09/2025
Elton John zbulon kërkesën e pazakontë të mjekut para operacionit në gju

Elton John zbulon kërkesën e pazakontë të mjekut para operacionit në gju

16/09/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al