Partia Socialiste do të mbajë 3 ditë Kongresin Zgjedhor në Pallatin e Kongresit ku do të zgjidhen edhe anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare.
Punimet e ndara në tre sesione, nisin të premten ku do të diskutohet për gratë nga ora 17:00-19:00. I pranishëm do të jetë dhe kryeministri Edi Rama.
Kulmi dhe dita më inteNsive e Kongresit është parashikuar e shtuna. Faza e parë nis nga ora 10:00-12:00, ku fillimisht do ta marrin fjalën Ministrat pastaj Kryeministri Rama. Faza e dytë nis nga ora 12:00-15:00 me dyer të mbyllura.
Pjesa kryesore e diskutimeve do të përqëndrohet tek Anti-KÇK! Faza e tretë nis në orën 15:00, ku do të votohet për të zgjedhur 134 emrat e Asamblesë së re Kombëtare të PS.
Ndërkohë Kongresin do ta mbyllin të rinjtë. Të dielën është parashikuar një diskutim për ta nga ora 10:00-11:00.
Programi i Kongresit të PS për të shtunën
10.00 – Hapja e Kongresit. Seanca e Parë
Fjala e hapjes nga Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant BALLA
Përshëndetje nga Presidenti i Partisë Socialiste Europiane, Sergei STANISHEV
Raportim mbi drejtimet kryesore të politikave tona legjislative dhe qeverisëse
Rindërtimi pas tërmetit të 26 nëntorit 2019
Pakti për Universitetin dhe politikat arsimore
Drejtësia dhe sundimi i ligjit
Energjia dhe Infrastruktura
Shqipëria që duam dhe turizmi
E drejta e pronës, mbrojtja e territorit dhe procesi i legalizimeve
Integrimi Europian dhe Rajonal
Fjala e Kryeministrit të Shqipërisë, Kryetarit të PS, EDI RAMA
12.00 – Seanca e Dytë
Raporti i Komisionit të Verifikimit të Mandateve, Kryetari i Komisionit, Shpëtim CAMI
Raport mbi gjendjen e strukturave të PS, Sekretari Organizativ dhe i Koordinimit Elektoral të PS, Arben PËLLUMBI
Programi Politik “ SHQIPËRIA QË DUAM 2030” , Sekretari për Koordinimin e Keshillave të Rajoneve, Ilir BEQAJ
Prezantimi i ndryshimeve dhe përmirësimeve në Statutin e Partisë, Alket HYSENI
Agjenda politike e PS deri në Qershor 2021, Sekretari i Përgjithshëm, Taulant BALLA
DISKUTIME
15.00 – Seanca e Tretë
Organizimi i procesit të votimit dhe numërimit të votave për zgjedhjen e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare dhe të Komisionit të Garancive Statutore & Etikës të partisë