PS kandidon 5 deputetë në zgjedhjet vendore, Flamur Golemi në Gjirokastër. Laert Duraj hyn në Kuvend


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Disa prej deputetëve të PS, të cilët do të marrin pjese në garën për kryetarë bashkie do të dorëzojnë mandatin e tyre para nisjes zyrtare të fushatës. Ata do të pasohen nga emrat vijues të listës së kandidatëve në qarqet respektive. Rakip Suli, deputet i Qarkut të Tiranës, do të zëvendësohet nga Eljo Hysko, kryetar i Forumit Rinor Eurosocialist.

Deputeti i Qarkut të Gjirokastrës, Flamur Golemi, do të zëvendësohet nga Laert Duraj, aktualisht drejtor i Postës Shqiptare. Ilir Xhakolli, i cili do të kandidojë për Bashkinë e Pogradecit, do të zëvendësohet nga Ardit Konomi, ish-prefekt i Qarkut të Korçës.

Pjerin Ndreu për Bashkinë e Lezhës do të zëvendësohet nga Adriana Jaku, e katërta e listës pas Lindita Nikollës. Zonja Jaku, aktualisht është zëvendësministre e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale që nga tetori i 2017- ës.

Deputeti i Qarkut të Elbasanit, Nuri Belba, i cili do të kandidojë për bashkinë Përrenjas, do të zëvendësohet nga Desantila Tahiraj. Nëse do të kandidojë për Bashkinë e Sarandës, deputeti i Qarkut Vlorë, Alket Hyseni, do të zëvendësohet nga Elona Hodaj (Kurti)./Panorama