Nesër në orën 12, do të mblidhet Komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Mësohet se Komisioni do të miratojë planin hetimor, që do të çojë në rrëzimin e Presidentit.
Ndërkaq Komisioni posedon përgjigjet e ardhura Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor dhe Qendra e Publikime Zyrtare.
Presidenca ka bashkëpunuar me këtë komision duke dërguar si përgjigje një material 20 faqësh.
Nuk dihet ende nëse ky komision do të ftojë për të dëshmuar kreun e shtetit siç edhe parashikohet në rregulloren e të tilla komisioneve.
Më herët Komisioni Parlamentar Hetimor mësohet se ka hartuar një listë me ata të cilët do të dëshmojnë, listë e cila mbahet top-sekret , raporton TCH.
Po për këtë çështje në Tiranë më 6 shtator do të mbërrijë një delegacion i Komisionit të Venecias në një mision faktmbledhës.
Ky komision do ta ketë të lehtë të japë një opinion të shpejtë, pasi nuk mungon precedenti. Komisioni Venecias për një çështje të ngjashme disa kohë më parë kur Qeveria Moldave pati një përplasje me presidentit e vendit u shpreh me opinion i cili vlejti për të shkarkuar presidentin e Moldavisë për shkelje kushtetuese.